Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zbardhet Raporti i KE: Shqipëria nuk e merr as sivjet statusin e vendit kandidat
English

Zbardhet Raporti i KE: Shqipëria nuk e merr as sivjet statusin e vendit kandidat

Raporti i Komisionit Evropian është përgatitur si draft prej disa ditësh dhe sot ka qarkulluar në qarqet politike të Brukselit. Bashkëpunëtorja e agjencisë NOA në Bruksel informon se projekt-raporti i është dorëzuar zyrtarëve të Komisionit Evropian dhe para datës 12 tetor do t'i bëhen edhe modifikimet e fundit. Ajo që konsiderohet si pikë e rëndësishme e raportit është se edhe për këtë vit SHqipëria nuk e merr statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Draft-raporti i KE vënë dukje se Shqipëria nuk e ka plotësuar kriterin politik. Po ashtu projekt-raporti që pritet të zyrtarizohet më 12 tetor, thekson se edhe 12 rekomandimet e tjera që u dhanë vitin e kaluar, janë plotësuar vetëm pjesërisht. Drafti evidenton nga ana tjetër se Shqipëria ka bërë progres në disa reforma, kurse thekson se të tjera nuk janë realizuar ende. Ja kush ishin 12 Rekomandimet e Komisionit Europian 1.Të garantohet funksionimi i duhur i Parlamentit, mbi bazën e një dialogu politik konstruktiv dhe të qëndrueshëm mes të gjitha partive politike. 2.Të miratohen ligjet e mbetura pezull që kërkojnë shumicë të cilësuar në Parlament. 3.Të emërohet Avokati i Popullit, dhe në Parlament të bëhet proces i rregullt dëgjimor dhe proces i rregullt votimi për emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën e Lartë. 4.Të bëhen ndryshimet në kuadrin ligjor për zgjedhjet, sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR. 5.Të garantohet mbajtja e zgjedhjeve në pajtim me standardet evropiane e ndërkombëtare. 6.Të kryhen hapat thelbësorë të reformës në administratën publike, përfshi ndryshimet në ligjin për shërbimin civil dhe forcimin e Departamentit të Administratës Publike, me synim që të rritet profesionalizimi dhe depolitizimi i administratës publike, si edhe të forcohet qasja që emërimet dhe ngritjet në detyrë të bazohen në transparencë dhe merita. 7.Të forcohet shteti i së drejtës duke miratuar dhe zbatuar një strategji për reformën e gjyqësorit, e cila të garantojë pavarësinë, efiçencën dhe përgjegjshmërinë e institucioneve gjyqësore. 8. Të zbatohet me efektivitet Strategjia anti-korrupsion e qeverisë dhe plani i veprimit, si dhe të hiqen pengesat ndaj hetimeve, sidomos për hetimet e gjyqtarëve, ministrave dhe deputeteve; të krijohet një “track record” / historik solid me hetimet pro-aktive, ndjekjen dhe dënimin e çështjeve të korrupsionit në të gjitha nivelet. 9.Të forcohet lufta kundër krimit të organizuar, bazuar në vlerësimin e kërcënimeve dhe hetime proaktive, bashkëpunimin e rritur me partnerët rajonalë dhe të BE-së, dhe koordinimin e agjencive të zbatimit të ligjit. Të krijohet një “track rekord” solid në këtë fushë. 10. Të përgatitet, të miratohet dhe të zbatohet një strategji kombëtare dhe plani i veprimit për të drejtat e pronës, duke bërë konsultime të gjera me grupet e interesit dhe duke marrë parasysh praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Kjo nismë duhet të përfshijë proceset e kthimit, kompensimit dhe legalizimit të pronës. 11. Të bëhen hapa konkretë në forcimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, sidomos të grave, fëmijëve dhe romëve, si dhe në zbatimin e efektshëm të politikave antidiskriminim. 12. Të merren masa shtesë për të përmirësuar trajtimin e të ndaluarve në rajonet e policisë, në qendrat e paraburgimit dhe në burgje. Të forcohet ndjekja gjyqësore e çështjeve për keqtrajtim, si dhe të përmirësohet zbatimi i rekomandimeve të Avokatit të Popullit në këtë drejtim.

KOMENTE