Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha: Bashkia kontribut 500 mijë euro për ruajtjen e trashëgimisë kulturore
English

Basha: Bashkia kontribut 500 mijë euro për ruajtjen e trashëgimisë kulturore

Tiranë, 29 shtator 2011, NOA- Kryebashkiaku Lulzim Basha në ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, vizitoi sot Mozaikun e Tiranës. Në vijim ai tha se, Bashkia e Tiranës do të hartojë një program rehabilitimi me financime, jo vetëm për t’i ruajtur, por edhe për t’i bërë këto vlera pjesë të Tiranës turistike. “Shumë qytetarë të Tiranës mendojnë se qyteti i tyre është i ri dhe në një farë mase kanë të drejtë, por qyteti po kështu është një vendbanim shumë i vjetër, siç vërteton ky Mozaik i shekullit të 5-të, që tregon një shkallë të lartë zhvillimi të vendbanimeve, një vilë romake, e cila përveç kushteve të banimit, duket qartë se ka pasur edhe elementë të fortë artistikë, pjesë e së cilave ka mbijetuar e po restaurohet. Jetojmë pra në një qytet, i cili është vendosur mbi vendbanime të lashta të popullsisë, jetojmë në një qytet i cili ka brenda vijës së verdhë, shumë e shumë rrënoja të tjera, disa të zbuluara, disa në zbulim e sipër, por shumë pak prej tyre të ditura”, u shpreh Basha. Sakaq ai tha se, për sa i përket këtyre mozaikëve apo rrënojave të tjera të periudhës para mesjetare, sa i përket Tiranës mesjetare, Sarajeve, apo pjesës tjetër të vjetër të qytetit, Bashkia do të hartojë një program rehabilitimi me financime, jo vetëm për t’i ruajtur, konservuar dhe nxjerrë në pah këto vlera, por për t’i bërë këto vlera pjesë të Tiranës turistike, ku nuk do të kemi vetëm mozaikë, por do të kemi edhe aktivitete të shumëllojshme artistike, kulturore, ekonomike, artizanale; ku do jetë e kaluara e këtij qyteti, historinë e këtij qyteti dhe vlerat më të mira të artizanatit dhe turizimit, që do të materializohen nëpërmjet punës së artizanëve të Tiranës, stendave turistike, në mënyrë që këto perla të trashëgimisë kulturore të Tiranës, të jenë ndër vendet më të vizituara në qytetin e Tiranës. Basha theksoi se, Bashkia e Tiranës, nga viti i ardhshëm do të kontribuojë me një fond prej 500 mijë eurosh për ruajtjen dhe promovimin e vlerave të kryeqytetit. a.y/NOA

Në foto: Kryebashkiaku Basha ne Mozaikun e Tiranes

KOMENTE