Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Erdogan sot në Maqedoni, takohet me Gruevskin dhe liderët shqiptarë
English

Erdogan sot në Maqedoni, takohet me Gruevskin dhe liderët shqiptarë

Shkup, 29 shtator 2011, NOA - Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan viziton sot Shkupin në përpjekje për të nxitur bashkëpunimin e dy vendeve në sektorë të rëndësishëm si ai i ekonomisë dhe marrëdhënieve tregtare. Lajmi është bërë i ditur nga zyra e shtypit e kryeministrit Gruevski, i cili do ta presë homologun e tij turk në një ceremoni të veçantë në aeroportin e Shkupit. Të dy kryeministrat pritet të shohin nga afër mjediset e rikonstruktuara të aeroportit të ri, i cili administrohet që prej vitit 2010 nga një kompani turke, e cila ka fituar të drejtën e menaxhimit të këtij aeroporti për 20 vjet. Më pas Gruevski dhe Erdogan do të zhvillojnë një bisedë kokëkokë, takim që do të shoqërohet nga një konferencë e përbashkët shtypi mes dy kryeministrave. Kreu i qeverisë turke pritet të takohet edhe me liderët shqiptarë, të cilët janë pjesë e koalicionit qeverisës. Vizita e Erdogan në Maqedoni shihet si një përpjekje e Shkupit për të forcuar marrëdhëniet me Ankaranë, në një kohë kur tensioni me Greqinë fqinje për çështjen e emrit nuk po gjen zgjidhje. Në këtë vizitë të tij kryeministri turk do të jetë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Emine, e cila do të ketë një axhendë krejtësisht të veçantë. mit/NOA

KOMENTE