English

Gjendet i vetëvarur në një banesë të pabanuar 16-vjeçari

Korçë, 29 shtator 2011, NOA – Një 16-vjeçar nga fshati Gopesh i komunës Moglicë të Korçës është gjetur i vetëvarur në një ndërtesë të pabanuar. Ngjarja e rëndë është zbuluar të mërkurën gjatë orëve të drekës pas një telefonate në stacionin e policisë së komunës. Adoleshenti 16-vjeçar me iniciale R.C u gjet i vetëvarur nga familjarët e tij. Të pyetur nga policia familjarët e viktimës bënë me dije se trupi i pajetë i djalit u gjet i varur në një banesë të pabanuar në fshat nga i ati i tij. Pasi kanë marrë dëshmitë e familjarëve ekspertët e mjekësisë ligjore kanë ekzaminuar trupin e viktimës dhe nuk kanë vërejtur shenja dhune në trup. Sipas policisë adoleshenti është vetëvrarë pas një depresioni të fortë psikik. mit/NOA

KOMENTE
  • المطر فتى14:38 - 29 Shtator 2011
    me siguri dhun nga familja
  • serena12:04 - 29 Shtator 2011
    çfare halli mund te kete pase nje 16 vjeçare?????