English

Kokteili më i madh në botë do të përgatitet në Torino

Torino, 30 Shtator NOA - Kokteili më i madh në botë do të përgatitet në Torino të Italisë. Ai do të hidhet në një gotë të madhe qelqi, 10 metra të lartë, e cila është ideuar posaçërisht për Guiness world records, në të cilin pritet të nënshkruhet. Kjo gotë do të përmbajë 35.000 litra kokteil dhe do të thyeje kështu rekordin e vënë më parë nga Amerika. Gjithçka do të zhvillohet të shtunën me datë 1 tetor në sheshin Vittorio. Pritet që ky event të mbledh shumë torinezë dhe jo vetëm. Të gjitha përfitimet do t’i shkojnë shoqatës Telethon, e cila merret me studimin e distrofisë muskulore dhe shumë sëmundjeve të tjera gjenetike. r.b/NOA

KOMENTE