English

Trans – Adriatiku, të shtunën prezantimi i projektit shqiptar

Tiranë, 30 shtator 2011, NOA - Tre kompani të mëdha ndërkombëtare që operojnë në fushën e gazit, do të paraqesin nesër përpara autoriteteve të Azerbajxhanit projektet e tyre për ngritjen e rrjetit të transportit të gazit natyror nga deti Kaspik drejt Evropës. Njëri nga këto 3 projekte, ai Trans-Adriatik, parashikon që një degëzim i rrjetit të gazsjellësit të kalojë edhe në vendin tonë. Përfaqësues të TAP-it për Shqipërinë pohojnë se projekti që mban firmën e Shqipërisë ka shtrirjen më të shkurtër dhe është më i realizueshmi financiarisht. Mbështetja e dhënë nga 2 kompani lider botërorë në fushën e energjetikes krijon më shumë kapacitett financiar dhe teknik për realizimin e projektit sipas standardeve të përcaktuara nga banka evropiane për rindërtim dhe zhvillim. Projekti trans-Adriatik, mund të sjellë gaz përmes një rruge të re, duke krijuar kështu mundësi të reja për gazifikimin e vendeve të tjera në rajonin e Evropës jug-lindore përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Me një gjatësi prej 520 kilometrash, tubacionet do të kalojnë nga Greqia ne Shqipëri e për të përfunduar në Itali. Ai do të mundësojë transportin e gazit natyror nga deti Kaspik drejt kontinentit evropian. a.q/NOA

KOMENTE