Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Edhe në Maqedoni zhvillohet sot regjistrimi
English

Edhe në Maqedoni zhvillohet sot regjistrimi

Shkup, 1 tetor, NOA - Në Maqedoni sot në mëngjes fillon regjistrimi i popullsisë që do të zgjas për 15 ditët e ardhshme.

Operacioni i numërimit nis pas shumë problemeve dhe mosmarrëveshjeve në kuadër të Komisionit Shtetëror të Regjistrimit (KSHR), ku pasuan dorëheqjet e kryetares Vesna Janevska dhe para saj dorëheqja e nënkryetarit Abdulmenaf Bexheti dhe një anëtari tjetër shqiptar.

Bexheti arsyetoi largimin për shkak të mosmarrëveshjeve dhe dështimit siç tha ai në fazën e përgaditjeve, organizimit dhe operacionalizimit të regjistrimit.

Ish-kryetarja Janevska në arsyetimin e saj theksoi se po përgatitet një falsifikim i madh i regjistrimit dhe se sipas saj, kolegët shqiptar dhe të komuniteteve tjera në KSHR nuk lënë mundësinë për të pasur besim minimal mbi këtë proces.

Pas dorëheqjeve të tyre, Qeveria mbrëmë emëroi Sllobodanka Gievskën për kryetare të KSHR-së, ndërsa ish-ministrin e shëndetësisë Bujar Osmani për nënkryetar të këtij komisioni. Gjithashtu janë zgjedhur edhe anëtarë të ri të këtij komisioni, ndër të cilët edhe ish-udhëheqësi i Lëvizjes “ZGJOHU!”, Artan Grubi, por që tani i radhitur përkrahë BDI.

Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS) bëri të ditur se prej orës 8 të mëngjesit sot do të fillojë procesi i regjistrimit dhe se regjistruesit pritet të dalin në terren për të realizuar operacionin 15 ditësh.

Mbi 16 mijë regjistrues do të jenë në terren për të kryer procesin e regjistrimit, prej të cilëve rreth 4 mijë janë përfaqësues shqiptarë. Regjistruesit do të shpërndahen nëpër zonat sipas përbërjes së tyre etnike.

Qeveria ka sjellë disa konkluza lidhur me regjistrimin duke detyruar që të gjithë personat të cilët janë zgjedhur si regjistrues nga radhët e administratës shtetërore dhe publike ta respektojnë obligimin ligjor dhe të marrin pjesë në regjistrim, ndërkaq udhëheqësit e institucioneve detyrohen që t'i lirojnë këta persona nga obligimet rrjedhëse të punës, gjithashtu, siç urdhëron ligji.

Të gjitha institucionet shtetërore, komunat e posaçërisht Enti shtetëror i statistikave, detyrohen të sigurojnë mbështetje maksimale logjistike të aktiviteteve të cilat do t'i zbatojë Komisioni shtetëror regjistrues. NOA/INA

KOMENTE