English

Merkel kërkon rifillimin e negociatave izraelito-palestineze

Berlin, 1 tetor, NOA - Kancelarja gjermane Angela Merkel kërkoi nga kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu rifillimin e negociatave me palestinezët. Netanjahu duhet të negociojë sa më shpejt që të jetë e mundur për një zgjidhje me dy shtete, sqaroi Merkel dhe theksoi se ajo nuk ka aspak mirëkuptim për vazhdimin e ndërtimeve në ngulimet hebraike. Merkel reagoi kështu ndaj një vendimi të qeverisë izraelite. Ajo ka dhënë lejen për ndërtimin e 1.100 banesave të reja në pjesën lindore të Jeruzalemit. NOA/DV

KOMENTE