Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Thaçi nuk kandidon për President
English

Thaçi nuk kandidon për President

Prishtinë, 1 tetor 2011, NOA - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se për momentin nuk e synon postin e Presidentit të Kosovës, por ka deklaruar se do të respektojë mandatin e tij shkruan media kosovare Bota Sot. “Unë kam kontratë me qytetarët që më kanë dhënë besimin në zgjedhje, dhe këtë kontratë si kryeministër i vendit e respektoj plotësisht”, u shpreh kryeministri Thaçi në një intervistë televizive, duke mbyllur mundësinë e kandidimit nëse zgjedhjet presidenciale mbahen vitin e ardhshëm. Ai ka kritikuar rishtas zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje për rrëzimin e kamionit me mallra serbe, dhe ka pohuar se disa deputetë të kësaj partie e kanë thirrur dhe i kanë dhënë përkrahje për planin për veriun. Thaçi konfirmoi takimet me presidentin serb Boris Tadiç, duke risjellë në kujtesë se të tjerë persona janë ulur edhe më afër tij kur PDK e Thaçit ishte në opozitë. “Mos të kujtojmë tash edhe takimet e dikujt me Millosheviçin”, rikujtoi kryeministri Thaçi duke iu referuar qartë takimeve të ish-presidentit Ibrahim Rugova. Duke folur në një intervistë për RTK-në kreu i qeverisë së Kosovës bëri me dije se me ndërhyrjen e qeverisë së Kosovës në veri të vendit me shumicë serbe kanë ndodhur ndryshime të mëdha dhe pozitive. Kryeministri i Kosovës deklaroi se nuk do të lejohet të kthehet gjendja prapa dhe as të krijohet ndonjë gjendje e statuskuos. Ai theksoi se në veri të Kosovës do të vendoset rendi dhe ligji në bashkëpunim me mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë. Bota Sot/NOA

KOMENTE