Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zvicra si Franca, Hollanda dhe Belgjika, drejt ndalimit të Nikabit
English

Zvicra si Franca, Hollanda dhe Belgjika, drejt ndalimit të Nikabit

E shtunë, 1 tetor 2011, NOA - Pas Francës, Holandës dhe Belgjikës, Zvicra pritet të jetë vendi i katërt në Evropë që do të ndalojë veshjen e grave myslimane, nikabin. Dhoma e Ulët e Parlamentit zviceran miratoi projektligjin që ndalon mbajtjen e vellos myslimane në vendet publike dhe në transportin publik. Në seancën e 28 shtatorit në Parlamentin e Zvicrës votuan pro projektligjit për ndalimin e nikabit 101 deputetë, ndërsa 77 u shprehën kundër. Pas miratimit të projektligjit në Dhomën e Ulët të Parlamentit, tashmë mbetet që ai të miratohet edhe në Dhomën e Lartë për të hyrë në fuqi si ligj. Propozimi për ndalimin e nikabit dhe veshjeve tjera që e mbulojnë fytyrën në vende publike është ngritur nga Oskar Freysinger, politikan i krahut të djathtë të Partisë popullore zvicerane (SVP). Sipas tij ky projektligj është tejet i rëndësishëm në kushtet kur aktet terroriste janë shtuar. “Në kohën kur pasiguria është rritur në rrugët tona, gjithnjë e më shumë njerëz po fshehin fytyrat e tyre pas burkës, maskës”, ka thënë ai, duke shtuar se mbajtja e veshjeve të tilla bën të pamundur identifikimin e këtyre njerëzve dhe shkakton probleme në rast të dhunës ose kontrollit të identitetit”, shpjegoi Freysinger. Kosovapress/NOA

KOMENTE