English

Çmim rekord, 156 mijë dollarë për një shishe konjak

Kinë, 2 tetor, NOA - Një ankand rekord në Kinë, ku u shit pak ditë më parë konjaku më i kushtueshëm në botë. Një shishe konjak “Croize” e vitit 1858 u shit për 156 740 dollarë. Ekzaktësisht 25 mijë dollarë më shumë sesa u shit i njëjti prodhim në Francë në vitin 2009. Shishja e rrallë me konjak u ble nga zonja Maggie Vong, e cila tha se do e merrte me çdo çmim këtë pije, për ta konsumuar në ndonjë ceremoni të veçantë. Vogn është biznesmene e pasionuar pas konjakut. Ajo tha se kishte mësuar ta vlerësonte shijen e pijes alkolike nga i ati, një biznesmen i fuqishëm kinez. a.k/NOA

KOMENTE