Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dritan Rexhepi, arratia e kriminelit të njohur si hajdut i thjeshtë
English

Dritan Rexhepi, arratia e kriminelit të njohur si hajdut i thjeshtë

Antverp, 2 tetor 2011, NOA – I akuzuar për vrasjen e dy policëve shqiptarë, trafik ndërkombëtar droge në Itali, vjedhje bankash e krime të tjera, një prej kontigjentëve të njohur të botës së krimit në Shqipëri, Dritan Rexhepi është arratisur rishtas nga burgu, këtë herë nga ai Marksplass në Antverp të Belgjikës. I arratisur më herët si nga qelitë e burgut të Durrësit edhe nga ato të Italisë, Rexhepi ia ka dalë të shpëtojë paq edhe këtë herë. Lajmin për arratisjen e 31-vjeçarit e bënë publik autoritetet belge përmes një shkrese zyrtare dërguar homologëve në Shqipëri. I burgosuri Rexhepi mësohet se është arratisur lehtësisht pas kapërcimit të murit rrethues të burgut të Antverp, ndërsa një makinë dukej se e priste për ta marrë. Për rastin në fjalë ka reaguar edhe ministri i Drejtësisë i Belgjikës, Stefaan De Clerck, i cili shprehu indinjatën e tij për faktin e panjohur se Dritan Rexhepi ishte një kriminel i rrezikshëm dhe jo një hajdut i zakonshëm sikurse dihej në burgun e Markplassit, i cili është një burg jo i sigurisë së lartë. Sipas tij autoritetet belge nuk ishin informuar për rrezikshmërinë e dritan Rexhepit, përndryshe ai do të ishte dërguar në një burg të sigurisë lartë në Belgjikë. Dritan Rexhepi u arrestua fillimisht në vitin 2006 për vrasjen e dy oficerëve të policisë Arben Keqi dhe Durim Kasmi, në vitin 1999. Pas arratisjes dy vjet më vonë nga qelia e burgut të Durrësit, Dritan Rexhepi u arrestua në 2008-ën në Amsterdam dhe u ekstradua në Itali ku kërkohej për trafik ndërkombëtar droge. Pas dy vitesh burg në Itali ai arratiset dhe më pas brenda pak kohe kapet në Spanjë me akuzën e grabitjes së bankave. Brenda vitit Rexhepi arriti të kryente mrekullisht arratinë e tretë. mit/NOA

KOMENTE
  • Gëzim Morina15:14 - 02 Tetor 2011
    shum i afte ky shoki mu kon se ish marr me pun te ndershme ky tash ish bo milioner si bexhet pacolli