English

Ja avioni i së ardhmes, i tejdukshëm dhe në formën e një zogu (VIDEO)

Tiranë, 1 Tetor 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Kompania Airbus është treguar largpamëse, duke e çuar imagjinatën e saj plot 40 vjet më vonë dhe ka projektuar kështu avionin perfekt për klientët e saj. Avioni i së ardhmes do të heqë idenë e klasave si biznes, apo ekonomike dhe do t’i zëvendësojë ato me zona teknologjike dhe relaksimi. Zona e relaksimit do të ofrojë masazhe dhe teknika të tjera qetësuese për të gjithë klientët e saj. Zona e teknologjisë do të përdorë vende, të cilat do të përshtaten me formën e trupit të njeriut dhe do të përdorin temperaturën për të fuqizuar përbërës si një ekran holografik të personalizuar. Avioni do të jetë i ndërtuar nga një material i tejdukshëm, i cili do t’ju mundësojë të shikoni gjithçka nga jashtë dhe të përjetoni ndjesinë e të qenit i lirë, ndërsa fluturoni në lartësi. a.k/NOA

303
KOMENTE