English

Kthimi i Putinit dhe qëndrimi i Uashingtonit ndaj Rusisë

Nga Andrew Kuchins Me Vladimir Putinin që mund të rimarrë presidencën e Rusisë, janë të shumtë ata që mendojnw se relatat mes Uashingtonit dhe Moskës do jenë në rrezik. Shtetit rus i mungojnë institucionet që mund të ekzistojnë jashtë strukturës së pushtetit të personalizuar që ka krijuar Putini brenda Kremlinit. Kjo është arsyeja kryesore e kthimit të tij në presidencë. Pas deklaratës së fundit të së shtunës, ne tashmë u njohëm me sigurinë virtuale që do të kthejë Putini në Kremlin në muajin maj si presidenti i Rusisë. Ndihmësi i tij i nënshtruar Dmitri Medvedev do të bëhet kryeministri i ardhshëm. Ndërkohë që lidershipi i tij kumton pak ndryshime për Rusinë – në të vërtetë edhe njëherë pushteti de jure do të ribashkohet me pushtetin de facto – kësisoj ngrihet një problem: marrëdhëniet me Uashingtonin. Le të kujtojmë mandatin e dytë si president të Putinit, nga 2004-2008. Kritika e tij për Shtetet e Bashkuara të Amerikës mori trajtën e vet. Ai pengoi mjaft iniciativa të politikës së jashtme të Amerikës si zgjerimi i NATO-s dhe mbrojtja prej raketave në Europë. Më pas ndodhi konflikti Gjeorgji-Rusi, pikërisht kur Medvedev u bë president. Virtualisht, sapo erdhi në pushtet administrata e Obamës në janar, marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Moskës ndryshuan plotësisht. Administrata e Obamës ka disa stimuj për “rivendosjen” e marrëdhënieve. Së pari, Uashingtoni dëshironte përkrahjen ruse në përpjekje për të shkurtuar programin e armëve bërthamore të Iranit. Së dyti, rritja e pranisë ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Afganistan do të jetë më e vështirë pa një tundje koke miqësore nga Kremlini. Së treti, Obama ka nënshkruar për axhendën e politikës së jashtme lidhur me kontrollin i armëve bërthamore. Përballë skepticizmit të konsiderueshëm në të dyja kryeqytetet, Obama dhe Medvedev Ringjallën marrëdhëniet dypalëshe. Ata bashkëpunuan me Kombet e Bashkuara për të miratuar sanksionet më të ashpra mbi Iranin. Arritën marrëveshje me Rusinë dhe me shtete të tjera rajonale për të krijuar korridore të reja tranzite për sigurimin e forcave në Afganistan. U ulën së bashku në Pragëprill të vitit 2010 dhe nënshkruan të ashtuquajturin traktat të Fillimit të Ri, marrëveshjen më domethënëse në botë të armëve bërthamore të nënshkruar në këto dy dekada. Më 2012 atij do i nevojitet më shumë fat për të rritur pushtetin dhe ndikimin mbi Rusinë. Por tashmë Putini po i kthehet presidencës. Disa mendojnë se burri i fortë do të luajë ashpër, që të ruajë progresin e konsiderueshëm që ka bërë Medvedev. Por, ndryshe nga 2 muaji i mjaltit mes Uashingtonit dhe Moskës, i pari më 1992 pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe i dyti më 2002 fill pas 1 shtatorit, ngrohja e tanishme ka për të qenë më e qëndrueshme. Për ta thënë më qartë: me Kinën në rritje, me rënien e çmimit të naftës dhe me nevojën për bashkëpjesëmarrje, Putin nuk mund të rrijë më i vetmuar. Shumë kohë para krizave financiare, në Rusi mbizotëronte mendimi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po pësonte rënie ekonomike. Luftërat në Iran dhe Afganistan po ia prisnin fuqinë Amerikës. Putini shpesh nënvizonte argumente të tilla, në një kohë kur deklaronte se Rusia ishte në radhën e vendeve me rritje të shpejtë ekonomike. Një botë shumëpolëshe e re po krijohej. Ose të paktën kështu mendohej. Ndikimi dramatik i krizave globale financiare pati koston e vet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një erë e tillë fryu edhe në Rusi, duke treguar saktësisht se sa e cenueshme ishte dhe ekonomia e saj në dekadat e mëparshme. Nga gjithë anëtarët e G-20 ekonomia ruse ishte goditja më e fortë. Ndryshimi i GDP nga rritja në tkurrje arriti në masën 15% vetëm brenda një viti. Kjo çoi në ngritjen e një interesi të ringjallur nga ana e administratës së Medvedev dhe një pjese të madhe të elitës politike ruse për t’u integruar më thellë me modernizimin perëndimor të Rusisë. Duke qenë se Kina doli si një triumfuese relative, elita ruse nisi ta pranonte hapur që ekuilibri i ndryshimit global të pushtetit ekonomik dhe politik nuk mund të spostohej në favor të tyre. Kremlini tashmë po shtonte shqetësimin për rritjen e shpejtë të Kinës dhe rritjen e ndikimit në Siberi, Lindjen e Largët, Azinë Qendrore – atë që Medvedev e quajti para 3 vjetësh si “zona e interesave të privilegjuara” në Rusi. Kësisoj, Putini do i kthehet presidencës për të gjetur një botë të ndryshuar. Në fillim të viteve 2000, ai nxori në dukje instinktet e tij të natyrshme politike në pozicionimin e vetes si lider që premtonte stabilitet dhe më shumë prosperitet për popullin rus. Në fakt, ata reaguan. Por tashmë sfidat e politikës së brendshme janë të ndryshme. Rusët sot janë më të pasur, me një DGP per capita prej 20,000$ (më 1999 ishte 2,000$). Kërkesat për më shumë shërbime shoqërore, një qeverisje më të mirë dhe më pak korrupsion janë në rritje gjithnjë e më shumë. Ekziston një prirje e natyrshme, në një kohë që teoria e modernizmit tregon që GDP po rritet në nivel 10,000$, qytetarët kërkojnë një sinqeritet më të madh qeverisës dhe më shumë përgjegjësi. Gjithnjë e më shumë, së paku në nivel elitar, rusët kërkojnë nëj qeverisje më pluraliste, nëse nuk bëhet dot më demokratike. Kjo ka qenë prioritet i Putinit në të kaluarën; do t’i duhet ta rimarrë në konsideratë tashmë. Putini do të përballet edhe me situatën e rëndë fiskale. Ky rrezik mund të ndodhet në zemër të ministrit të financave që shërbeu për një kohë të gjatë shumë suksesshëm, Alexis Kudrin, i cili tashmë është pa punë. Buxheti rus ka arritur të sigurojë të ardhura vjetore për programet qeveritare, ndërkohë që Moska duhet që një nafta të shitet të paktën 125$ një fuçi. Çmimi i sotëm është rreth 80$ dhe ekonomia botërore duket se po ecën drejt një rënie të gjatë, që mund ta ulë më shumë çmimin për një periudhë të pacaktuar. Shpenzimet kombëtare sidoqoftë do të mbizotërojnë. Kudrin, një reformator liberal nga Petërsburgu, ka qenë gjithnjë një përkrahës i vendosur i kontrollit fiskal. Ekuilibrat e pushteteve në botë dhe sfidat e brendshme duket se po e shtyjnë Rusinë në drejtim të politikave më të përgjegjshme drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Perëndimit. Gjatë dy mandateve të Putinit, u përfitua rritja e prodhimit të naftës, më pas rritja e çmimit të saj dhe u krijuan politika të buta monetare. Putinit do t’i duhet të veprojë me ashpërsi, madje dhe me agresivitet për të shfrytëzuar asetet e energjisë. Ashtu siç u shpreh edhe ministri i financave Kudrin në prill të vitit 2009 në Uashington, këto rrethana të përshtatshme që e fuqizuan rigjenerimin rus para krizave financiare nuk kanë të ngjarë të ndodhin në një të ardhme të afërt. Ekonomia ruse do i kërkojë Kremlinit t’i kthehet axhendës së reformave strukturore dhe të bëjë përpjekje të mëdha për të përmirësuar klimën e investimeve të Rusisë. Sidoqoftë, më 2012, ai do të ketë nevojë për më shumë fat në procesin e rritjes së pushtetit dhe ndikimit rus. (Foreign Affairs)

KOMENTE