English

Nuk mund të flini? Ja 5 ushqime, të cilat duhet t’i mënjanoni

Tiranë, 2 Tetor 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Nuk ju zë gjumi? Nëse vuani nga pagjumësia me siguri po ndiqni disa nga rregullat tradicionale për ta mposhtur ketë sëmundje: Mos pini kafe, sidomos gjate pasdites, mos bëni aktivitete sportive gjatë natës, mbani dhomën e gjumit të ajrosur dhe në temperaturë normale dhe sigurohuni që krevati, jastëku dhe çarçafët të jenë të rehatshëm. Këto janë këshilla shumë të vlefshme, por pagjumësia sigurisht ka një lidhje tepër të ngushtë edhe me ushqimet që konsumoni. Ja 5 ushqime që nuk duhen konsumuar, për një gjumë sa më të rehatshëm: Mishi i përpunuar apo i tymosur Lëreni këtë ushqim mënjanë banakut tuaj. Ai përmban nivele të larta të përbërëve, të cilat bëjnë që truri të krijojë një kimikat, i cili bën që të ndjeheni më të lirshëm, aktiv dhe vigjilent. Djathi paksa i ndenjur Nëse jeni vetëm një hap pranë gjumit, mundohuni të qëndroni larg këtyre lloj djathërave, të cilët mbajnë erë të keqe. Çokollata me qumësht Eksperti i shëndetësisë, Cynthia Pasquella ka treguar se, përbërësit e çokollatës konvertohen në dopaminë, një nxitës, i cili shkakton vigjilencë dhe shqetësim në tru, nëse konsumohet pak orë para se të flini. Ushqimet pikante Këto janë ushqime tepër të shijshme, por sigurohuni që ushqimet tuaja të preferuara pikante ti konsumoni gjatë ditës, në mënyrë që të siguroni një natë pa gjumë të vonë dhe të pa rehatshëm. Salcë të përgatitur me domate Ju sugjerojmë të konsumoni pjatën me salcën e përgatitur nga domatja, të paktën katër orë përpara se të shkoni të shtriheni. Ushqimet me bazë domateje, përmbajnë një lloj acidi, i cili ka tendencë të shkaktojë një gjumë të vonë. a.k/NOA

KOMENTE