Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e shtypit, 2 tetor 2011
English

Pasqyra e shtypit, 2 tetor 2011

Tiranë, 2 tetor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e diel, 2 tetor 2011.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesore; “Letra në blog: Rama kërkon debat publik me Berishën”, i cili i referohet shkrimit të djeshëm të Edi Ramës”. Disa tituj të tjerë janë; “Farsë a mrekulli, mbi 35 mijë italianë në Shqipëri për ilaçin kundër kancerit”, “Nis censusi”.

Gazeta “Panorama” a si argument kryesor;’ “Edi Rama: Dua debat publik me Berishën”, i cili flet për letrën e djeshme të kryesocialistit. Disa tituj të tjerë janë; “Flet gruaja e Konomit: Makina në servis dy ditë para shpërthimit, unë dhe fëmijët bëm xhiro me eksploziv”, “Miku i Arian Selmit: Pati një konflikt tri ditë para vrasjes”, “

Gazeta Shqiptare ka si argument kryesor; “Moikom Zeqo kundër Ngjelës” i cili pasqyron reagimin e shkrimtarit për librin e Spartak Ngjelës. Disa tituj të tjerë janë; “Po ringjallet trekëndëshi Greqi-Turqi-Serbi”, “Rama sfidon: Dua debat publik me Sali Berishën”, “Nis censusi, 100 mijë lekë gjobë për ata që refuzojnë”, “Besnik Mustafaj rrëfen: Jeta ime në Tropojë dhe fëminija si tombonist”.

Gazeta “Shqip” ka si titull kryesor; “Rama fton në debat Berishën”, i cili i referohet shkrimit të djeshëm të kreut të PS. Disa tituj të tjerë janë; “Arvizu: Një festë ndryshe për të falënderuar për miqësinë”, “Anketuesit mbërrijnë në dyert e shtëpive, starton censusi”, “Identifikohet kundërshtari i pronave të Konomit”, “Bode kufizon fondet, bashkitë në krizë financiare”.

Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor; “Topi, negociata sekrete me të mënjanuarit e PD”, i cili flet për tentativat e kreut të shtetit për t’u rikthyer në politikë. Disa tituj të tjerë janë; “Skandali i gjykatës, lirohet i kërkuari për trafik droge në Itali”, “Rama ftesë Berishës: Dalim në debat për të gjitha çështjet”. Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t'u abonuar në këtë shërbim dhe për t'u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al. a.k/NOA

KOMENTE