English

Renault 4, makina xhins mbush 50 vjeç

E diel, 2 tetor 2011, NOA- Liri dhe antikonformizëm: Renault 4 feston këto ditë 50 vjetorin dhe nuk është vetëm makina franceze më e shitur në botë, por edhe simboli i një epoke. Për krijuesin e saj, Pierre Dreyfus, President i Regie Nationale des Usines Renault, duhet të ishte “makina xhins”, pasi u bë makina më e dashur nga të gjithë. Renault 4 u prodhua nga viti 1961 deri në vitin 1993 me një rekord prej 8.135.424 shitjesh në 27 vende të ndryshme. Për Renault 4 janë dedikuar disa fan club në internet dhe Facebook. a.y/NOA

KOMENTE