English

Berisha – Popovski: Bashkëpunimi mes dy vendeve, intensiv

Tiranë, 3 tetor 2011, NOA - Kryeministri Berisha në një takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë Nikola Popovski shprehu mbështetjen e qeverisë shqiptare për të intensifikuar marrëdhëniet mes dy vendeve. Sipas njoftimit zyrtar të kryeministrisë , në takim u shpreh kënaqësia e veçantë për marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve, si dhe u vlerësua si shumë e rëndësishme kompletimi i projekteve infrastrukturore midis të dy vendeve, të cilat do të bëjnë të mundur lehtësimin e këtij bashkëpunimin e mëtejshëm të të dy vendeve. Në veçanti projektet rrugore, pjesë e korridorit të 8, bashkimi i linjave hekurudhore midis dy vendeve , ndërtimi i linjës së interkonjeksionit si dhe bashkëpunimi edhe më i ngushtë në fushën e turizmit, u konsideruan si aspektet konkrete ku është fokusuar vëmendja e dy qeverive. Ndërkohë ministri i jashtëm maqedonas Nikola rikonfirmoi vendosmërinë e vendit të tij dhe qeverisë së Maqedonisë, për të intensifikuar marrëdhëniet e bashkëpunimit në të gjitha fushat . Projektet rrugore, pjesë e korridorit të 8, bashkimi i linjave hekurudhore midis dy vendeve , ndërtimi i linjës së interkonjeksionit si dhe bashkëpunimi edhe më i ngushtë në fushën e turizmit, u konsideruan si aspektet konkrete ku është fokusuar vëmendja e dy qeverive. Në takim u theksua gjithashtu rëndësia që vendet e rajonit Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, por edhe vendet e tjera të eliminojnë të gjitha barrierat për qarkullimin e lirë të mallrave, kapitalit, e qytetarëve, duke ndërtuar një model të ngjashëm me modelin e suksesshëm të ndërtuar nga vendet e BE. a.q/NOA

KOMENTE