English

Qeveria e Kosovës, dënon vrasjen e Salihut

Prishtinë, 3 tetor 2011, NOA - Qeveria e Kosovës dënoi aktin kriminal të vrasjes së drejtorit të Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Prishtinës, Remzi Salihu. “Ky është një sulm i rëndë kundër institucioneve të Republikës së Kosovës dhe cënim i rëndë i integritetit të zyrtarit instiucional në vendin e tij të punës”, thuhet në një deklaratë për mediat të ekzekutivit kosovar. Qeveria u kërkoi organeve kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat që autorët e këtij akti kriminal të dalin sa më shpejtë para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. Gjithashtu qeveria e Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Salihu. a.q/NOA

KOMENTE