Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Abuzime me Censusin, AK: Banorë me emra muslimanë vetëdeklarohen grekë
English

Abuzime me Censusin, AK: Banorë me emra muslimanë vetëdeklarohen grekë

Tiranë, 4 tetor 2011, NOA – Kur procesi i Censusit të Popullsisë dhe Banesave ka hyrë në ditën e katërt të tij, Aleanca Kuq e Zi deklaron se disponon fakte të abuzimeve të hasura gjatë regjistrimit të popullsisë të shkaktuara si nga regjistruesit edhe nga të regjistruarit. Në një deklaratë për shtyp AK thekson se abuzimet e kryera vërtetojnë shqetësimet e Aleancës Kuq e Zi të ngritura që në fillimet e procesit. Aleanca Kuq e Zi bën me dije se manipulimi ka arritur kulmin në fshatin “Shën Gjergj” të Korçës, ku banorët me emra muslimanë po vetëdeklarohen me kombësi greke. “Disponojmë të dhëna që shumë regjistrues (anketues) po përdorin lapsin në plotësimin e formularit duke lënë hapësira për abuzim dhe ndryshime të të dhënave. Shumë qytetarë po fotokopjojnë formularin e regjistrimit për ta përdorur si dokument në Konsullatën Greke”, deklaron AK. Duke iu referuar informacioneve, AK akuzon për përfshirjen në këto abuzime të Konsullit Grek Ikonomus, i cili sipas saj, ka vendosur të shpërblejë qytetarët me një sasi të hollash në këmbim të deklarimit të kombësisë greke. AK thotë se konsulli grek ka vendosur njerëz në rolin e sekserit, të cilët ndërmjetësojnë këtë veprim abuziv. “Përfaqësues të Ambasadës Maqedonase u kanë kërkuar qytetarëve në zonën e Gollobordës të deklarohen me kombësi maqedonase. Gjithashtu, kanë kërkuar përzgjedhjen e disa regjistruesve në këto zona”, bën me dije AK. Aleanca Kuq e Zi akuzon qeverinë se ka kontraktuar si regjistrues për këtë proces me mijëra militantë partiakë duke kontrolluar politikisht këtë proces e duke u shpërblyer edhe me mundësi punësimi. Sipas AK-së shumë prej të punësuarve si anketues nuk kanë kualifikimin e duhur arsimor për të qenë pjesë e këtij procesi, sipas parametrave të kërkuar nga BE. “Qindra nga regjistruesit po zhvillojnë propagandë partiake e anti-patriotike gjatë procesit të regjistrimit, si dhe fyerje ndaj Aleancës Kuq e Zi në shumë prej familjeve ku po intervistojnë. Procesi zhvillohet tërësisht në mënyrë joprofesionale dhe nën presionin e shtetit apo nëpërmjet të ashtuquajturave “sanksione” anti-ligjore”, thuhet në komunikatën e Aleancës Kuq e Zi. Aleanca akuzon rishtas se procesi i Census-it në Shqipëri është një proces tërësisht anti-kushtetues dhe i pambështetur në asnjë dispozitë të legjislacionit shqiptar dhe mbart edhe një sërë problemesh të tjera si: -Ligji i Census-it nuk ka marrë kuorumin e nevojshëm e është votuar me 69 vota në Kuvend, dhe për më tepër është votuar me 4 duar nga deputetët e mazhorancës. -Census-i po zhvillohet në kushtet e një atmosfere dhe rrethanash falsifikimi 20 vjecar të ndryshimit të kombësisë nga mijëra shqiptarë. -Census-i po manipulohet thellësisht në mungesën totale të transparencës nga INSTAT i cili kontrollohet tërësisht në mënyrë politike. -Census-i në pjesën e pyetjeve për përkatësinë e grupit etno-kulturor bie ndesh me vendimin e Gjykatës Kushtetuese cka rrëzoi ligjin e gjëndjes civile për kombësinë. Në vijim të deklaratës Aleanca Kuq e Zi bën me dije se më se 80 % e qytetarëve shqiptarë u kanë mbyllur derën përfaqësuesve të shtetit të cilët po mundohen të dhunojnë Kushtetutën dhe privatësinë e individëve e familjeve. “Përqindja e familjeve që po refuzojnë regjistrimin vjen gjithnjë në rritje dhe AK falenderon publikisht mbarë popullin Shqiptar që në mënyrë masive po respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke “u treguar derën” dhunuesve të ligjit”, deklaron më tej AK. Ajo rikujton se kërcënimet me sanksione dhe gjoba për qytetarët mbeten thjesht në nivelin e propagandës politike, pasi ato duhet të vendosen ndaj dhunuesve realë të këtij procesi, regjistruesve dhe INSTAT që po përpunojnë në mënyrë abuzive të dhënat personale të qytetarëve në kundërshtim të hapur me dispozitat e Ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. mit/NOA

KOMENTE