Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Akuzat për dekorimet, Topi: Ka insufiçensë në vlerësimin e më të mirëve
English

Akuzat për dekorimet, Topi: Ka insufiçensë në vlerësimin e më të mirëve

Tiranë, 4 tetor 2011, NOA/Albana Qehajaj - Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekoroi sot me Urdhrin “Naim Frashëri” i Artë kompozitorë të shquar, të mirënjohur e të dashur për publikun dhe artdashësit shqiptarë. Në fjalën e tij ai është ndalur edhe në kritikat e bëra ndaj tij lidhur me dekorimet e shumta gjatë mandatit të tij në krye të Presidencës. “Disa thonë se Presidenti po dekoron më shumë se sa duhet. Unë shikoj se ka një insufiçensë të theksuar të vlerësimit të artistëve në çdo cep. Artistë nuk ka vetëm në Tiranë. Artistë ka në çdo cep të Shqipërisë me të gjithë fizionominë që ka arti dhe arti është shumë i larmishëm. Ndaj, ne duhet t’ju falënderojmë për gjithçka ju keni dhënë, keni dhënë në vite, keni dhënë në dekada!”, tha Topi në fjalën e tij.

Kryetari i Shtetit Shqiptar shprehu nderimin dhe vlerësimin e lartë për punën, veprimtarinë dhe kontributin ndër vite duke dekoruar me Urdhrin “Naim Frashëri” i Artë: Edmond Zhulali me motivacionin: "Për kontributin e veçantë të dhënë në fushën e muzikës së lehtë, asaj popullore të përpunuar dhe të këngës qytetare.”; Alfred Kaçinari me motivacionin: "Për kontribut të veçantë në muzikën e lehtë shqiptare, veçanërisht në drejtim të kompozimit dhe orkestrimit, duke ndikuar në rritjen e cilësisë artistike dhe përafrimin me prirjet e muzikës bashkëkohore evropiane.”; Lejla Muhamet Agolli me motivacionin: "Për kontribut të rëndësishëm në fushën e krijimtarisë muzikore të të gjitha gjinive dhe promovimin e tyre në veprimtaritë brenda dhe jashtë vendit.”; Spartak Tili me motivacionin: "Për kontribut në krijimtarinë muzikore, veçanërisht në kultivimin, zhvillimin dhe përhapjen e këngës së lehtë qytetare shqiptare.” Si dhe Sulejman Baltëza me motivacionin: "Për kontribut të rëndësishëm në ngritjen në nivel të lartë profesional të formacionit orkestror të qytetit të Elbasanit, duke krijuar një profil simfonik, përmes veprave më përfaqësuese të repertorit shqiptar dhe atij botëror.”. a.q/NOA

KOMENTE