English

Arsenal, Sagna jashtë tre muaj

Angli, 4 tetor NOA - Lajme jo të mira për skuadrën e Arsenalit. Ekipi i drejtuar nga Arsene Wenger, po kalon një fillim sezoni tepër negativ dhe tani një tjetër problemi është shtuar pasi klubit i duhet të bëjë pa mbrojtësin e krahut Bacary deri në fundin e këtij viti. Siç është konfirmuar nga vetë ekipi londinez, lojtari francez është dëmtuar rëndë në derbin me Tottenham, që u humb nga Gunners-at me rezultatin 2-1. Sagna ra keq në tokë pas një përplasje me Assou-Ekotto dhe menjëherë u shtura në spital. Për Bacary parashikohet një periudhë 3 mujore jashtë fushave të blerta dhe nuk përjashtohet as mundësia për t’iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjike. r.b/NOA

KOMENTE