English

Arvizu: Po, Shqipëria funksionon përparimi në 20 vite është i dukshëm

Tiranë, 4 tetor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Ambasadori i Amerikës në vendin tonë Alexander Arvizu, në kuadër të pritjes në rezidencën e ambasadës shprehu nderimin që i është bërë pasi përfaqëson SHBA-të në këtë përvjetor të 20-të në vendin tonë. Sipas tij SHBA dhe Shqipëria kanë një marrëdhënie të ngushtë, dhe një partneret që synon një demokraci jetëgjatë. “Të hënën në mëngjes në një ceremoni solemne private ngritëm flamurin amerikan në nderim të vendeve tonë, për të parë perspektivën e Shqipërisë në të ardhmen dhe si ne si ambasadë mund të ndihmojmë në përparimin e Shqipërisë. Të enjten do të organizojmë një konferencë që do të shqyrtojmë partneritetin SHBA- Shqipëri dhe ky do të jetë vetë shqyrtimi për përkushtimin tonë për të ardhmen. Të dielën e shkuar patëm mundësi të veçantë për të përjetuar pritjen e vërtetë të popullit shqiptar, ndërsa u bashkuan me ne për panairin e hapur sipas stilit amerikan”, u shpreh Arvizu. Ai tha se, 20 vjet më parë në Tiarnë në verën e 91 sekretari amerikan i shtetit Xhejms Bejker, iu afrua një pritje zhurmë madhe nga mijëra shqiptar, dhe mesazhi i madh i tij ishte: “Po Shqipëri funksionon”. “Ai dëgjoi thirrje që Amerika është me ne, po ne absolutisht jemi dhe ne do vazhdojmë mbështetjen ndaj Shqipërisë, integrimin euro atlantik dhe ecuria ekonomike, këto janë aspiratat e të ardhmes dhe ju keni të drejtë ti keni këto. Përparimi i Shqipërisë në 20 vite është i dukshëm”, vijoi më tej fjalën e tij ambasadori amerikan. Sipas tij, populli shqiptar ka folur vendosmërisht se si e përfytyron ai të ardhmen e tij, duke u drejtuar ndaj krerëve të politikës se u e ardhmja e shqiptarëve është në duart e tyre, ku shtoi se nëse punohet bashkë mund të ndërtohet e ardhmja e përbashkët. Në vijim Arvizu tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojë të jenë në krahun e popullit shqiptar, ndërsa kërkoi të punohet së bashku për të plotësuar ëndrrat e popullit shqiptar. Ambasadori e mbylli fjalën e tij duke thënë: “Faleminderit për 20 vite të mrekullueshme dhe faleminderit për këtë mbrëmje magjike”. a.y/NOA

Në foto: Ambasadori i Amerikës në vendin tonë Alexander Arvizu

KOMENTE