Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Amerika shpëtoi fshirjen e Shqipërisë nga harta
English

Berisha: Amerika shpëtoi fshirjen e Shqipërisë nga harta

Tiranë, 4 tetor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Ndërsa më herët foli në takimin intim me ambasadorin amerikan Alexander Arvizu, Kryeministri Berisha përshëndeti edhe në ceremoninë festive të organizuar në ambientet e ambasadës amerikane. Që në fillim të fjalës së tij ai kujtoi se pritja që shqiptarët i bënë Sekretarit Amerikan të Shtetit Bejker, ishte dashuria për amerikanët nga ana e popullit shqiptar. Ai tha se në fillim të viteve ‘90 ekzistonte një mendim i gabuar për Shqipërinë, por shqiptarët treguan se miqësia mes dy vendeve do funksiononte dhe funksioni. Berisha u shpreh se, në kohën kur të tjerët vendosën të fshinin shqiptarët nga harta ishte Presidenti Uillson ai që i mbështeti shqiptarët në rrugën e pavarësisë. Sakaq ai shtoi se në vitin 1991 Presidenti Bush dhe Sekretari Bejker sollën mesazhin e lirisë, ndërsa më vonë Presidenti Klinton udhëhoqi Aleancën e Atlantikut, duke theksuar se Presidenti Bushi në komunitetin ndërkombëtar kryesoi në pavarësinë e Kosovës. Në vijim ai tha se Presidenti aktual Barack Obama firmosi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. “Mirënjohje për misionarët e parë diplomatik në Shqipëri, që hapën ambasadën 20 vjet më parë dhe të gjithë paraardhësit tuaj dhe për ju zoti ambasador, por dhe për qindra e qindra burra e gra, që me përkushtim të madh ndihmuan në ndërtimin e Shqipërisë. Unë jam dëshmitar i asaj kohe kur vendi ngjante me një akullnajë të vërtetë dhe ishte era e lirisë do të shkrinte akujt e këtij vendi. Ekspertët tuaj në të gjitha fushat dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm, një mirënjohje të veçantë për Presidentin Obama për miqësinë e treguar ndaj Shqipërisë”, u shpreh Berisha. Kryeministri shqiptar theksoi se, ne jemi një komb i vogël, por gjëja më e madhe që mund ti ofrojmë kombit amerikan në shenjë mirënjohje dhe respekti është ndërtimi dhe konsolidimi i atyre vlerave të cilat kanë bërë kombin amerikan më të ndriturin në botë. Kreu i Qeverisë shqiptare e mbylli fjalën e tij në ceremoninë festive të 20 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve Shqipëri- SHBA, duke thënë: “Ne jemi shumë krenar për miqësinë me ju”. a.y/NOA

Në foto: Kryeministri Berisha

KOMENTE
  • livalu Ligor Luarasi23:16 - 04 Tetor 2011
    Zotit Uillson mos gaboj, ishte intelektuali i math FAN STILIAN NOLI qe i coi Presidentit Amerikan impilsin,nxitjen per te mbrojtur popullin Shqiptar qe mos e coptonin shtetet e tjere per azgjesim.Uillsoni midis te tjerash i thote Nolit:ka shume si ju ne Shqiperi? Une i tha Noli,jam nga te fundit ne ate shtet,le te dinte i madhi Noli mbi 10 gjuhe te huaja, ndersa bisedonte me Z.Uillson. Ne kete rast edhe nje here ne historine e shqiptareve del vlera e pa zevendesushme qe kane itelektualet e popullit per begatine e shtetit shqiptar.Sa kam lexuar i pari qe izoloi intelektualet nga politika ishte Lenini,duke thene: ti mbajme lark ata prej politikes. Fatkeqesisht ne diktature per 45 vite u zbatua edhe kjo porosi prej djalli.Por,eshte regres i math qe edhe sot jo pak e ca intelektuale shqiptare jane neper bote si zoqte e korbit,nga mos vleresimi,duke dhene urtesine e tyre,diturite e tyre per te tjeret.Eshte edhe ky nje shkak qe punet ecin hyrja byrja ne ata sektore ku inteligjentet jane te pa zevendesushem.Degjova dhe pashe ne TV-i,katraurtat me ndertimet qe jane bere pa planimetri,sepse mungojne specialistet e kesaj pune ne atdhe.Per pasoje do vazhdoje ende gangrena:Bej e prish o dervish.