English

Dy djem dhe një vajzë nga Tirana arrestohen në një hotel në Prizren

Prizren 4 Tetor 2011 NOA – Dy djem dhe një vajzë nga Tirana kanë kaluar një aventurë të vërtetë në Kosovë duke bërë gjëra që rrallëkush i bën. Fillimisht kanë hyrë në territorin e shtetit të Kosovës, si klandestinë, edhe pse nuk u duhej të prezantonin në kufi asgjë më shumë se një dokument të thjeshtë identifikimi, Më tej kanë përfunduar në një hotelPrizren, ku kanë kaluar orë argëtimi mes tyre. Më pas kanë marrë arratinë nga hoteli duke mos paguar asnjë lek për netët e qëndrimit atje. Dhe pasiqë kishin lënë tek recepsioni secili kartën e tyre të identitetit, kur janë kthyer për në Shqipëri, kanë deklaruar se nuk kishin dokumente me vete sepse u kishin humbur. Por e gjitha kjo u është zbuluar dhe dy të rinjtë dhe vajza shqiptare janë arrestuar me urdhër të prokurorit të Prizrenit, nga policia lokale. Ngjarja është konfirmuar sot për agjencinë NOA, nga burime zyrtare të Policisë së Kosovës. Ata thanë se janë arrestuar në Prizren, nën dyshime për disa vepra penale, dy meshkuj dhe një femër, shtetas nga Shqipëria pasi kanë kaluar ilegalisht kufirin Shqipëri – Kosovë. Policia nuk konfirmoi emrat e të arrestuarve por sqaroi se ata kishin banuar në një hotel, atje kanë lënë dokumentet personale por janë larguar duke mos paguar borxhin në vlerë prej 130 euro. E përpos kësaj, dhe kanë tentuar të lajmërojnë rastin si humbje e dokumenteve personale. “Me urdhër të Prokurorit të dyshuarit janë ndaluar në Qendrën e mbajtjes”, - konfirmoi policia lokale. a.b/NOA

KOMENTE