English

Greva e urisë në burg, DPB: Refuzuan ushqimin tonë, por jo të familjarëve

Tiranë, 4 tetor 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Drejtoria e burgjeve ka reaguar sot pas grevës së urisë të disa të dënuarve në burgun e Fushë Krujës, të cilët kundërshtuan masat e marra për reduktimin e shpenzimeve të institucionit. Në deklaratën për shtyp, kjo drejtori thekson se disa të dënuar në këtë burg prej dy ditësh refuzuan të merrnin vaktet e ushqimit të ofruara nga institucioni, por, ndërkohë konsumonin ushqimet e sjella nga familjarët “Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ndërmori një sërë masash që konstatonin: Përcaktimin e një norme ushqimore që do të lejohej të futej në regjimin e brendshëm nga familjarët për personat me liri të kufizuar; Lejimin e një mjeti të komunikimit, 1 televizor, 1 manjetofon, 1 digitalb, për çdo qeli dhe jo më shumë Lejimin e një pajisje freskuese dhe ngrohëse për dhomë”, citohet në njoftimin për shtyp. Sipas DPB, narrja e këtyre masave nuk u mirëprit nga disa persona me liri të kufizuar të IEVP Fushë-Krujë, të cilët prej dy ditësh refuzuan të merrnin vaktet e ushqimit të ofruara nga institucioni dhe ndërkohë konsumonin ushqimet e sjella nga familjarët. Deri më datë 04/10/2011, personat me liri të kufizuar që kanë refuzuar ushqimin e institucionit nuk kanë nënshkruar asnjë peticion për grevë urie, në mënyrë që institucioni të marrë masat kundrejt dispozitave ligjore në fuqi “Për zhvillimin e grevave të urisë”. Në të njëjtën kohë, refuzuesit e ushqimit kanë vazhduar normalisht takimet me familjarët e tyre. a.q/NOA

KOMENTE