Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Operacioni Maliqi, pranga katër shpërndarësve të drogës
English

Operacioni Maliqi, pranga katër shpërndarësve të drogës

Korçë, 4 tetor 2011, NOA – “Maliqi” u emërtua operacioni i policisë së Korçës i finalizuar me prangosjen e katër shpërndarësve të drogës në qytetin juglindor. Të arrestuarit janë Ajet Bazelli 50 vjeç; Besmir Zguri 23 vjeç; Nertil Zhupani 23 vjeç dhe Luan Prenjasi 24 vjeç, që të katërt banues në fushën Maliq të Korçës. Katër personat u prangosën në flagrancë pas hetimit tremujor me metoda speciale. Gjatë kapjes së tyre u sekuestruan 10 kg marijuanë. Në momentin e arrestimit Ajet Bazelli, Besmir Zguri, Nertil Zhupani dhe Luan Prenjasi qarkullonin me automjetin tip Benz, me targa KO 9651 B nga qyteti i Maliqit në drejtim të qytetit të Pogradecit. Të katër personat janë nën akuzë për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. mit/NOA

KOMENTE