Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit për 5 tetor 2011
English

Parashikimi i motit për 5 tetor 2011

Tiranë, 4 tetor 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, për sa i përket vendit tonë, dita e nesërme do të mbetet në kushtet e motit të qëndrueshëm. Moti i kthjellët do të jetë dominues pothuajse në të gjithë vendin, përjashtuar ekstremin verior dhe juglindjen ku gjatë orëve të mesditës parashikohen kalime vranësirash të lehta. E njëjta situatë meteorologjike do të mbetet edhe gjatë pasdites ku kthjellimet do të dominojnë në zonën e ulët dhe vijën bregdetare ndërsa në zonat malore do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Edhe gjatë natës i gjithë territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët. Sërish situata termike për ditën e nesërme parashikohet të mos pësojë ndryshime pasi, temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në të dy vlerat minimale dhe maksimale. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 20 km/h dhe drejtim veriperëndimor, kjo do të bëjë që në detin e Adriatikut dhe Jonit dallgëzimi të jetë i ulët. Europa Sërish nesër, Europa veriperëndimore edhe Europa verilindore do të karakterizohen nga kushte të paqëndrueshme atmosferike pasi vranësirat dhe shirat me intensitet të lartë do të dominojnë këto rajone. Shira më të dendur do të ketë në Vendet Nordike dhe në Ishujt Britanike. Po ashtu vranësira dhe shira do të ketë në Europën Qendrore dhe në Balltik por shirat do të bien me intensitet të ulët. Problematike do të paraqitet situata në Norvegji dhe në ishujt Britanike ku shirat do të bien me intensitet të lartë dhe do të shoqërohen me erë të fortë. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit Europian do të mbetet me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare.

Ngjarje ekstreme në Europë: - Norvegjia do të mbetet me shira të dendur dhe stuhi ere - Ishujt Britanik do të rrezikojnë për shira të dendur dhe erë të fortë - Europa Qendrore do të rrezikohet për shira a.y/NOA

KOMENTE