Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e shtypit, 4 tetor 2011
English

Pasqyra e shtypit, 4 tetor 2011

Tiranë, 4 tetor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e martë, 4 tetor 2011.

Gazeta “Shqip” çelet me titullin: “Berisha pret Kongresin e PS. Rama: Këmbëngulim për marrëveshje. Hysi: Nuk kemi asnjë shkresë nga PD”. Argumente të tjerë të ditës: “Prokuroria ka sekuestruar dosjen e AKKP për pronën në Hamallaj”; “Rasmussen: Shqipëria të zbatojë standardet e NATO-s”; “OMONIA pengon zyrtarisht regjistrimin”; “Neritan Ceka lë partinë për një institucion shkencor”; “Kasat fiskale, faturat shtypen për procedurë”; “Paloka: Aleanca Kuq e Zi partia e Bamir Topit”.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor të ditës: “Debati në grup. Emërimet, Demi kundër kryedeputetëtve të PD”. Tituj të tjerë të faqes së parë: “Apeli i Krimeve të Rënda rrëzon dënimin me burg përjetë për Aldo Baren, gjykimi nis nga e para”; “Rama: Duam përgjigje për dhjetë pikat, Berisha refuzon debatin me Ramën, ndikon në Kongres”; “Regjistrimi. Përplasje në Korçë për Censusin, një fshat i tërë deklarohet grek”; “Opinion nga Blendi Fevziu: Ftesa e Ramës”; “Nga Leonard Olli: Variabëli mes zgjedhjeve dhe presidentit”; “Nga Fehmi Abdiu: Mbi situatën paradoksale në Gjykatën Kushtetuese”.

Gazeta “Mapo” hapet me titullin: “Zbardhet vendimi që vërteton falsifikimin në Gjirin e Lalëzit”. Në faqen e parë veçojmë argumentet: “Intervista, Malaj: Parti të re nëse zhvillimet e ardhshme në PS nuk do të jenë pozitive”; “Gjykata e Apelit rrëzon burgimin e përjetshëm për Aldo Baren”; “Ngecin negociatat PD-PS për reformën zgjedhore”; “Kryeministri foli qartë, tani është radha e Izraelit”.

E përditshmja “Shekulli” hapet me argumentin: “Në ferrin e Sharrës”. Tituj të tjerë: “Peshqit e ngordhur ç’farë po ndodh në liqenin e Tiranës”; “Rrëfimet shokuese. Mësojnë se është vajzë, heqin fëmijën me raport fals”; “Apeli i heq burgimin e përjetshëm Aldo Bares”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Aldo Bare drejt lirisë. Rrëzohet dënimi me burgim të përjetshëm”. Argumente të tjerë: “Ftesa, Berisha refuzon debatin me Edi Ramën. Berisha: Bashkë shihemi në zgjedhjet e vitit 2013”; “Grupi me dhjetë vetë. Arjan Selimi, zbardhet dosja për trafik në SHBA”; “Ambasadori shqiptar, Arben Çejku: Titistët maqedonas fyejnë popullin tonë”; “Censusi i vitit 1945, në qarkun Korçë nuk u regjistrua asnjë grek”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; infoçnoa.al. mit/NOA

KOMENTE