Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përfaqësuesi i OSBE: Dialogu politik duhet të bëhet brenda institucioneve
English

Përfaqësuesi i OSBE: Dialogu politik duhet të bëhet brenda institucioneve

Tiranë, 4 tetor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Gjatë takimit me kryeparlamentaren Jozefina Topalli, përfaqësuesi special i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për Europën Juglindore Roberto Battelli tha se, “Dialogu politik duhet të bëhet mbi çështje të arsyeshme. Dialogu duhet të jetë i hapur, pa parakushte dhe të zhvillohet brenda institucioneve”. Qëndrimi i Batellit erdhi në kuadër të situatës politike në vend ku në vijim shtoi se reformat vijnë përmes votës. Përfaqësuesi i OSBE-së theksoi se, “Shqipëria ka një energji shumë pozitive dhe vendi juaj është një vend me perspektivë europiane.” Ndërkaq nga ana e saj, Kryetarja e Kuvendit falenderoi delegacionin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për misionin dhe kontributin në zgjedhjet e 8 Majit, të cilat në raportin final të OSBE-ODIHR-it u cilësuan si transparente dhe kompetitive. Raporti i OSBE-ODIHR-it me 52 rekomandimet e tij, tha Kryetarja e Kuvendit, janë baza për reformën e ardhshme zgjedhore, reformë që kërkon angazhimin dhe kontributin e të gjitha partive politike dhe shoqërisë civile, me asistencën e OSBE/ODIHR-it. "Si Kryetare e Kuvendit kam përsëritur ftesën për ngritjen sa më parë të Komisionit për reformën zgjedhore. Bojkoti ka bërë të humbin tashmë dy vjet për të nisur këtë reformë. Bllokimi dhe bojkoti kanë dëmtuar vendin. Një bllokim i ri është edhe mosvotimi i ligjeve të integrimit, që kërkojnë 3/5 e votave të parlamentit”, deklaroi ajo gjatë takimit. Në këtë kuadër Topalli vijoi qëndrimin e saj duke shtuar se, ligji për Gjykatën Administrative, i konsultuar me ndërkombëtarët dhe i amenduar nga opozita, kodet që kërkojnë shumicë të cilësuar, Avokati i Popullit, ligji për heqjen e imunitetit janë në rend të ditës, në pritje të votës së opozitës. Kryeparlamentarja theksoi se deputetët e opozitës duhet të përmbushin misionin dhe detyrën kushtetuese në votimin e ligjeve dhe jo vetëm të votojnë prezencën e tyre në parlament, duke përsëritur edhe një herë se si Kryetare e Kuvendit është e hapur gjithashtu për të diskutuar mbi Rregulloren e Kuvendit, duke patur si model Rregulloren e Parlamentit Europian. a.y/NOA

Në foto: Përfaqësuesi special i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për Europën Juglindore Roberto Battelli gjatë takimit me Kryeparlamentaren Jozefina Topalli

KOMENTE