Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Plagosje me thikë. 43-vjeçari lufton me vdekjen, autori ende i lirë
English

Plagosje me thikë. 43-vjeçari lufton me vdekjen, autori ende i lirë

Lushnje, 4 tetor 2011, NOA – Një konflikt për motive të dobëta ka shënuar plagosjen e rëndë me thikë të një 43-vjeçari nga fshati Ngurrës e Vogël në qytetin e Lushnjes. 43-vjeçari mësohet se po lufton me vdekjen, ndërsa autori i plagosjes është ende i lirë. Policia e Lushnjes bën me dije se autori i plagosjes është 21-vjeçari Marildon Behar Gjata, banues në fshatin Ngurrës e Vogël në Lushnje. Sipas policisë Marildon Gjata u shpall në kërkim rreth orës 19:30 të mbrëmjes së të hënës pasi plagosi me thikë për motive të dobëta bashkëfshatarin e tij, shtetasin Qerim B. 43 vjeç. Uniformat blu të qytetit të Lushnjes po punojnë për kapjen e autorit të ngjarjes. Marildon Gjata akuzohet për veprat penale të plagosjes së rëndë me dashje dhe për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta. mit/NOA

KOMENTE