English

Spanjë, martohet nesër dukesha 81 vjeçare

E martë, 4 tetor 2011, NOA- Martohet nesër në Sevilia me “të riun” Alonso Diez 61 vjeç, pas vitesh intriga dhe polemikash familjare dukesha Cayetana de Alba, 85 vjeç. Lidhur me dukeshën çështjet e saj sentimentale janë ndjekur hap pas hapi nga viti 2007 nga shtypi rozë spanjoll. Kjo është martesa e tretë e dukeshës së madhe të Spanjës, e cila ka kaluar në muajt e fundit kundërshtimin e vazhdueshëm të gjashtë fëmijëve të saj. Sipas fëmijëve të dukeshës thuhet se martesa me Diez u shkatërron atyre një pjesë të mirë të pasurisë familjare. a.y/NOA

Në foto: Dukesha Cayetana de Alba dhe i fejuari i saj Alonso Diez

KOMENTE