Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sulmohet dhunshëm një boshnjak, policia: Autori ishte serb
English

Sulmohet dhunshëm një boshnjak, policia: Autori ishte serb

Mitrovicë, 4 Tetor 2011 NOA – Dhunë mes minoritarësh në Kosovë. Një shtetas kosovar me origjinë boshnjake, banor i Mitrovicës, është sulmuar egërsisht në mes të rrugës pranë vendbanimit duke pësuar plagë të rënda në trup dhe në kokë. Policia e Kosovës tha se ka kryer hetimet për rastin dhe sot ka arrestuar një serb nga Mitrovica, i dyshuari i vetëm i plagosjes së boshnjakut. Burime zyrtare nga policia e Mitrovicës i thanë agjencisë NOA se ngjarja ndodhi në rrugën “Kral Petra” të këtij qyteti dhe konfirmoi se “është arrestuar një mashkull serb pasi ka sulmuar fizikisht një boshnjak duke i shkaktua lëndime trupore”. Viktima është dërgua në Spitalin e Mitrovicës në Veri ndërsa i dyshuari në konsultim me prokurorin është arrestuar dhe tani është në pritje të daljes para gjykatës për vlerësim mase sigurie. Policia nuk konfirmoi shkaqet e dhunës së serbit ndaj boshnjakut. a.b/NOA

KOMENTE