Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vrasja makabër e Meredith Kercher, Knox dhe Sollecito në liri
English

Vrasja makabër e Meredith Kercher, Knox dhe Sollecito në liri

Perugia, 4 tetor 2011, NOA – Pas katër vitesh burg, amerikania Amanda Knox dhe i dashuri i saj Raffaele Sollecito të akuzuar për vrasjen britanikes Meredith Kercher në vitin 2007 janë lënë të lirë nga Gjykata e Apelit e Perugia. Sheshi pranë Gjykatës ishte i mbushur me njerëz, të cilët shpërthyen në zemërim pasi trupi gjykues i Apelit rrëzoi vendimin e mëparshëm gjyqësor të shkallës së parë që i kishte dënuar Knox dhe Solleciton me nga 26 dhe 25 vjet burg përkatësisht. Vendimi tërboi edhe avokatët e prindërve të 21-vjeçares britanike Meredith Kercher, e cila u gjet e mbuluar në një lumë gjaku në pishinën e banesës që ajo e ndante me qera me amerikanen Amanda Knox dhe dy shtetas italianë në Perugia. Vajzat kishin mbërritur në Perugia për të kryer studimet në vitin 2007. Pas vendimit për lirimin e saj, amerikania Knox, e cila po fluturojë drejt SHBA-ve dhe vendlindjes së saj Seattle, falenderoi ata që i ndenjën afër dhe e besuan. Amanda Knox mbërriti me prindërit e saj në aeroportin e Fiumicinos në Romë rreth orës 9.30 dhe kaloi përtej e rrethuar nga forcat e sigurisë. “Kishte shumë italianë nga ata që më përkrahën, më dhanë mbështetje, më mbajtën dorën kundrejt akuzave dhe barrierave që hoqa gjatë këtij hetimi”, shkruante Knox pas lirimit të saj në një letër të cituar nga agjencia italiane e lajmeve ANSA. Ndërkohë mësohet se i dashuri i saj Raffaele Sollecito pas daljes nga burgu është kthyer në qytetin e tij të lindjes në rajonin e Puglia-s. Sipas ANSA-s, Sollecito mbërriti pak pas orës 5 të mëngjesit të sotëm në vilën ku jeton i ati i tij, në Bisceglie, një komunë që ndodhet rreth 30 km larg qytetit të Barit në jug të Italisë. mit/NOA

KOMENTE