Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zbardhet takimi i Berishës me delegacionin e lartë të OSBE-së
English

Zbardhet takimi i Berishës me delegacionin e lartë të OSBE-së

Tiranë, 4 tetor 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Zbardhet takimi i kryeministrit Berisha me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, të kryesuar nga z. Roberto Battelli, Përfaqësues i Posaçëm i Asamblesë për Evropën Juglindore. Sipas njoftimit, publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave, në takim u theksua rëndësia e adresimit të 52 rekomandimeve të OSBE/ODIHR si jashtëzakonisht e rëndësishme për një efiçencë edhe më të lartë të sistemit ligjor dhe institucional zgjedhor në Shqipëri, i cili tashmë është provuar përmes dy proceseve zgjedhore të njëpasnjëshme, si një kuadër shumë i mirë, i standardeve më të larta demokratike.

“Asambleja Parlamentare e OSBE-së vlerëson se gjatë viteve të fundit Shqipëria ka shënuar një progres të jashtëzakonshëm për sa i përket procedurave zgjedhore, sistemit zgjedhor, i cili është tashmë shumë afër një ndër sistemeve më transparent”, u shpreh kreu i delegacionit, Battelli. Në njoftim citohet si vlerësoi suksesin e madh që u shënua në këtë drejtim me pasaportat biometrike dhe kartat e identitetit, si dhe sistemin elektronik të Regjistrit të Gjendjes Civile, i cili heq çdo lloj dyshimi mbi identitetin e shtetasve, gjë që e bën procesin zgjedhor jashtëzakonisht efiçent. Kjo u rikonfirmua qartësisht edhe nga raporti OSBE/ODIHR për zgjedhjet vendore 2011, i cili konkludoi se zgjedhjet vendore në Shqipëri ishin tërësisht transparente dhe kompetitive, çka dëshmon për përparimin e jashtëzakonshëm që vendi ka bërë gjatë kësaj periudhe. Kryeministri Berisha e siguroi Delegacionin për vullnetin e plotë të qeverisë shqiptare për t’i krijuar opozitës të gjitha hapësirat e nevojshme, në kuadër të 52 rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe brenda kuadrit kushtetues të Republikës së Shqipërisë, për një reformë zgjedhore tërësisht transparente dhe konsensuale. Më tej, Kryeministri Berisha i njohu anëtarët e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së me reformat e ndërmarra në fusha të tjera si; infrastrukturat e rëndësishme, në fushën e arsimit, shëndetit publik, komunikimeve elektronike, zhvillimit ekonomik me ritme të shpejta, etj. Përfaqësues i Posaçëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për Evropën Juglindore, z. Battelli, vlerësoi se ecuria pozitive e ekonomisë shqiptare dëshmon qartësisht për politikat e drejta të ndjekura nga qeveria shqiptare gjatë kësaj periudhe dhe është një faktor i rëndësishëm në promovimin e imazhit të Shqipërisë, si një vend që po punon seriozisht për projektin madhor të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në të gjitha këto përpjekje, Shqipëria do të vazhdojë të ketë mbështetjen e OSBE-së, Asamblesë Parlamentare të saj dhe organizatave të lidhura me të, theksoi z. Battelli. a.q/NOA

KOMENTE