English

Angelina Jolie kontestohet si mama

Kaliforni, 5 tetor NOA - Pasioni i Angelina Jolie për tatuazhet është diçka e njohur për të gjithë tashmë, por me këtë pasion ajo po infekton dhe vajzën e saj pesë vjeçare Shiloh Nouvel. Kjo e fundit, në fakt është parë në Londër me dy tatuazhe të rreme që përdorin shumë fëmijë në ditët e sotme. Por kur bëhet fjalë për fëmijë të personazheve të njohura, polemikat nuk kanë të mbaruar. Shumë prindër e kanë kritikuar haptazi çiftin Pitt-Jolie për lirshmërinë që iu japin fëmijëve në pamjen e jashtme (le të kujtojmë që është pikërisht vogëlushja Shiloh e cila vishet me veshje djemsh) duke thënë që po iu japin atyre një mesazh të gabuar. Por Angelina nuk është dakord dhe ka deklaruar: “Fëmijëve iu duhet lënë hapësira e nevojshme për tu shprehur ashtu siç dëshirojnë, pa pasur askënd që t'i gjykojë,sepse kjo është pjesë e rritjes dhe zhvillimit të tyre”. “Shoqëria ka gjithnjë diçka për të na mësuar kur bëhet fjalë për t'i dhënë mësime apo për t'i vënë etiketa të ndryshme njëri-tjetrit. Kemi akoma shumë rrugë për të bërë”. Jolie është akuzuar me ashpërsi edhe për faktin që e ka çuar Zahara-n, vogëlushe tjetër, në një sallon në Londër ku i kanë shpuar veshët. r.b/NOA

KOMENTE