Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
EULEX ushtron kontrolle në Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Brendshme
English

EULEX ushtron kontrolle në Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Brendshme

Prishtinë, 5 tetor 2011, NOA – Pas akuzave për shpërdorim detyre, keqpërdorim fondesh në prokurime tenderash për armë dhe korrupsion, policët e EULEX-it kryen sot një operacion kontrolli në Policinë e Kosovës dhe mjediset e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Televizioni i Kosovës bëri me dije se akuzat për keqpërdorime kanë të bëjnë me procedurat e prokurimit në Policinë e Kosovës dhe bizneseve që e furnizojnë policinë me armë dhe municione. Sipas pohimeve, për shkak të këtyre keqpërdorimeve nga buxheti i Policisë së Kosovës janë marrë shuma që mund të arrijnë deri në miliona euro, duke e kthyer këtë institucion në viktimën kryesore të kësaj afere, njofton KTV. Gjatë kontrolleve, EULEX-i arrestoi gjashtë persona, mes të cilëve tre punëtorë biznesi, dy zyrtarë nga administrata e PK-së dhe një punëtor nga Ministria e Punëve të Brendshme. Gjithashtu gjatë operacionit janë ushtruar kontrolle edhe në dymbëdhjetë lokacione të ndryshme në Kosovë, duke përfshirë shtëpi private, objekte afariste dhe zyra publike.

Si pjesë të hetimit policia gjermane ka kontrolluar edhe një objekt biznesi dhe një shtëpi private në Gjermani. Hetimin e udhëheq një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK). mit/NOA

KOMENTE