Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri: Zhbllokim i lejeve të shfrytëzimit
English

Kryeministri: Zhbllokim i lejeve të shfrytëzimit

Tiranë, 5 tetor 2011, NOA- (Update) Në vijim të fjalës së tij gjatë mbledhjes së qeverisë Kryeministri Berisha theksoi se do të zhbllokohen lejet e shfrytëzimit. Sipas tij ky është një premtim i dhënë nga kryebashkiaku Lulzim Basha dhe ai do të bëhet realitet. Berisha tha se do të zhbllokohen pallate, ndërtime që në total vlerën e detyrimeve të tyre kontribuojnë me 700- 800 milionë euro. Ai shtoi se ky është vetëm detyrimi i tyre i bllokuar për shkak të burokracisë së bashkisë së mëparshme, por po të kihet parasysh efekti kolateral leverdia është dhjetëra herë më e madhe. Ndër të tjera ai u kërkoi ministrave që të gjitha pronat e pakthyera në të gjitha bashkitë e vendit nga Konsipoli deri në Bajram Curr duhet të kthehen me urgjencë. Kryeministri Berisha theksoi se ndonëse këto prona janë të pakta, pronat që u takojnë bashkive dhe komunave duhet tu kalojnë atyre. a.y/NOA

Në foto: Kryeministri Sali Berisha

KOMENTE