English

Monitorët e rinj LG IPS5

Japoni, 5 tetor NOA - LG ka prezantuar një familje të re monitorësh me teknologjinë IPS, LG IPS5. Bëhet fjalë për një seri tepër interesante modelesh që mund të ofrojnë një kualitet të lartë imazhesh dhe një konsum shumë të ulët energjetik. IPS ka të bëjë me të njëjtën strukturë të ekraneve LCD (liquid cristal display) me molekula kristali që lëvizin paralelisht në panel dhe jo pingul. Një zgjidhje gjithmonë e më shumë e përdorshme, ideale për të përftuar imazhe të një kualiteti të lartë dhe në të njëjtën kohë për të ulur koston energjetike (Super Energy Saving). Skeda teknike e LG IPS5 bazohet në një ekran me madhësi 21.5 polësh, me gamë ngjyrash 16.7 milionë të tilla, format 16:9, rezolucion 1920 x 1080 pixel, kontrast 5.000.000:1 dhe 5ms koha e rifreskimit. Çmimi i këtij monitori të ri mund të themi se është i volitshëm, pasi në treg do të prezantohet me shifrën e 199 eurove. r.b/NOA

KOMENTE