English

Veriu i Kosovës, diskutohet sot në NATO

E mërkurë, 5 tetor 2011, NOA- Situata në veri të Kosovës do të jetë në fokusin e bisedimeve të ministrave të mbrojtjes së NATO-s sotBruksel. Ka qenë sekretari i përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut, Anders Fogh Rasmusen i cili ka thënë se KFOR-i do të vazhdojë të veprojë me paanshmëri dhe të përdorë forcën minimale të nevojshme. Ndërkaq aktualisht NATO ka rreth 5 mijë trupa në Kosovë dhe deri tani janë ndërprerë planet e mëtejshme për zvogëlimin e trupave, pas përkeqësimit të situatës në pjesën veriore. Rasmusen sqaroi gjithashtu se gjatë kësaj mbledhje do të diskutohet edhe për operacionet e NATO-s në Ballkan dhe në Botë. a.y/NOA

KOMENTE