Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Detyronte djalin të flinte në një arkivol në kantinën e shtëpisë
English

Detyronte djalin të flinte në një arkivol në kantinën e shtëpisë

Pensilvani, 6 Tetor NOA - Mbanin djalin e tyre 7-vjeçar në mbyllur në një kantinë dhe e detyronin të flinte në një arkivol, duke i treguar dhe se dhoma ishte e mbushur plot me fantazme. Me këtë akuzë një çift është arrestuar nga policia e Scranton, në Pensilvani. Lajmi është bërë i ditur nga një gazetë lokale e cila quhet “Times-Tribune”. E ëma, Lori Gardner 26 vjeçe dhe njerku, një 31-vjeçar, Brian Sleboda aktualisht ndodhen në burgun e kontesë së Lackawanna, ku mund të dalin vetëm me pagesën e një gjobë që numëron shifrën e 16 mijë dollarëve secili. Agjentët janë lajmëruar nga fqinjët, të cilët një javë më parë kishin dëgjuar të qarat e djalit të cilat vinin nga kantina ku ndodhej. “Keni ardhur për të më ndihmuar”, - u kishte thënë ai policëve. Bazuar në rrëfimin e vogëlushit, shumë herë që prindërit e tij e fusnin në kantinë e lidhnin dhe me ngjitëse. r.b/NOA

KOMENTE