Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gati katër dhoma spitali, Carla Bruni pritet të lindë së shpejti
English

Gati katër dhoma spitali, Carla Bruni pritet të lindë së shpejti

Paris, 6 tetor 2011, NOA – Gjithçka duket të jetë gati në klinikën La Muette në Paris ku pritet që Zonja e parë e Francës Carla Bruni të sjellë në jetë fëmijën e saj me Presidentin Sarkozy. Sipas radios private Europe 1 për të pritur fëmijën e çiftit presidencial janë prenotuar katër dhoma të mëdha apartament në shërbimin e maternitetit dhe në klinikën, La Muette, e cila ndodhet në lagjen elegante XVI në lindje të Parisit, pranë rezidencës së Carla Brunit. Sipas mjekëve klinika në fjalë nuk ka qenë kurrë kaq e zaptuar nga mjekët dhe kaq në vëmendje. Edhe personeli ka marrë këshilla speciale për të pritur sa më mirë Zonjën e Parë të Francës. Carla Bruni do të zërë një prej katër dhomave të apartamentit, të cilat janë më të bollshme se dhomat e zakonshme, por jo me luks të tepruar, shpjegon njëri prej mjekëve të klinikës. Tri dhomat e tjera pranë vendit ku do të akomodohet Carla Bruni janë prenotuar nga personat që do të merren me sigurinë e Zonjës së Parë të Francës. mit/NOA

KOMENTE