Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Keqqeverisja e vendit tim
English

Keqqeverisja e vendit tim

Vota ime eshte JO, jo ndaj shifrave te ketij buxheti, te verifikuara edhe nga KLSH, por nga shkalla e fshehjes se sfidave reale qe ka ekonomia, vota ime eshte JO sepse eshte kunder keqqeverisjes se vendit tim Nga Arben Malaj Diskutimi i buxhetit faktik te vitit 2010, merr nje rendesi te vecante per te pare risqet potenciale qe ka ekonomia shqiptare. Risqeve te krizes globale i jane shtuar pasojat e keq qeverisjes se vendit dhe keq perdorimi i financave publike. Kur degjon kryeministrin dhe ministrin e financave ne deklaratat per buxhwtin e vitit 2010, kupton se sa shume iu kushton shqiptareve papergjegjshmeria e tyre ne keq menaxhimin e taksave. Sot kur deklarohet me mburrje se “kemi mundur ta ndalim borxhin publik te arrije mbi 60%”, sa te pasigurte do te jemi neser, te gjithe e dine qe ky nivel eshte akoma shume me i larte, nese do te verifikohen detyrimet qe shteti u ka kompanive private. A mund te krenohet nje qeveri dhe nje minister finance kur deklaron buxhetin faktik te vitit 2010? Si mund te jene kaq pak profesionalë dhe kaq shume solidarë partiakë koleget ekonomiste te grupit te PD-se? Militantizmi juaj partiak per te sulmuar opoziten kur ju qartesonte se buxheti i vitit 2010 ishte i tejfryrë dhe formal sa per tu paraqitur ne publik, ju nxorri zbuluar kur vetem 15 dite me vone ne Janar 2010 bllokuat me vendim administrativ rreth 30 miliard leke nga buxheti I sapo miratuar. Si mund te mburreni perpara shqiptareve se ky eshte viti me i mire i buxhetit? Te jete paaftesi, mediokritet apo akoma me shume, papergjegjshmeri politike? Ju duhet tu thoni shqiptareve te verteten, eshte ky buxheti i shtrengimit te rripit apo buxheti i “ekonomise se dyte me te suksesshme ne Europe”? Ju duhet te sqaroni shqiptaret sa miliard leke me pak rezultoi buxheti i vitit 2010 ne raport me ate qe miratuat dhe pse? Ju duhet tu sqaroni shqiptareve sa miliard leke shkurtuat nga shpenzimet dhe sa nga investimet, a eshte e vertete qe ne vitin 2010 ju shkurtuat mesatarisht rreth 10% te buxhetit, ndersa investimet rreth 29 % ose 3 here me shume? Ju duhet tu thoni shqiptareve me shifra dhe jo me fjale se ne shkurtimet tuaja ne mes te vitit, shkurtuat me shume investimet ne arsim dhe shëndetësi me rreth 50%? Shqiptaret duhet ta dine se gjendja e përkeqësuar e spitaleve dhe shkollave ne disa zona te vendit jane pasoje jo vetem e shkurtimeve te medha buxhetore, por sidomos e korrupsionit dhe kapjes se shtetit. Renia e te ardhurave ne buxhet nga rritja e korrupsionit ne mbledhjen e te ardhurave, rritja e korrupsionit me investimet publike, kapja e shtetit lidhur me pasurite natyrore te vendit, jane tre elemente qe po e demtojne rritjen ekonomike dhe do te veshtiresojne stabilitetin e financave publike. Si ekonomist, une nuk mund te jem kunder masave qe e ndihmojne vendin te mos shkase ne krizen e rende te borxheve dhe renies ekonomike. Por ne cdo vend tjeter te Europes, qeverite kane pergjegjesi politike dhe guxim qytetar t’u kerkojne mirëkuptim/ndihme qytetareve te vendeve te tyre per situatat e veshtira qe kalon vendi. Ndersa ju edhe te deshtuar edhe fodulle. Po cila qeveri do te mburrej si e suksesshme, kur 15 dite pas miratimit te nje buxheti euforik, e bllokon ate? A mund te shiten deshtimet si suksese kur ne mes te vitit shkurtohen shpenzimet ne sektoret me jetike te vendit? Rruget jane shume te rendesishme, por arsimi dhe shendeti jane jetike per fatin e cdo individi, te cdo familjeje dhe cdo kombi. Si mund te mburresh me mrekulline ekonomike te qeverise, kur ne mes te vitit i merr borxh Bankes Qendrore 2. 5 here me shume se limiti, per te financuar shpenzimet e qeverise? Çdo taksa pagues dhe cdo shqiptar i thjeshte e kupton se spontaneiteti dhe papergjegjshmeria e menaxhimit te vendit dhe financave publike, jane nje risk i madh mbi te ardhmen e tyre. Si mund tu mburresh shqiptareve se ke ulur deficitin me shume se cdo here tjeter dhe ne fund vitit 2010 rezulton se jane mbledhur rreth 44 miliard leke ose 440 milion dollare me pak se buxheti qe u miratua ne parlament? Ulja e deficitit qe nuk vjen nga rritja e te ardhurave, eshte pasoje e shkurtimit te shpenzimeve, ku ne vendin tone pjesen me te madhe e ze shkurtimi i investimeve. Si mund te konsiderohet ekonomikisht pozitive ulja e deficitit qe nuk vjen nga rritja e te ardhurave, por nga deshtimi me investimet publike? Keto shkurtime jane te mirekuptueshme, vetem kur vendi eshte prekur nga kriza e renies se rritjes ekonomike dhe rritja e krizes se borxheve. Si mund te konsiderohet vit i suksesshem viti 2010, kur qeveria ishte ne pamundesi reale te financonte shpenzimet, per te cilat duhej patjeter dhe me cdo kosto interesi te emetonte eurobondin dhe te shlyente nje kredi me kushte te renda ne kurriz te taksapaguesve shqiptare? Shqetesimi i opozites eshte ulja e aftesise dhe kredibilitetit ne qeverisjen e vendit. Ju e beni dhe e ribeni buxhetin disa here gjate vitit, ju nuk keni kredibilitet te shifrave te buxhetit, ju e fshihni nje pjese te borxhit publik, duke mos u paguar kompanive private detyrimet per punimet qe kane kryer. Kjo ka rritur kredite e keqia qe aktualisht jane ne nivele kritike rreth 17%. Ju e keni kthyer nje borxh te keq publik ne nje borxh te keq privat. Kjo ka rritur pasojat negative ne ekonomi, por edhe ne fatin e cdo kredimarresi. Ja pse shifrat tuaja nuk perputhen me gjendjen reale te shqiptareve, te cilet jane gjithnje e me te pasigurte per te ardhmen e tyre. Ja pse ata konsumojne gjithnje e me pak, investojne gjithnje e me pak dhe I tremben te ardhmes se tyre gjithnje e me shume. Kur ju thoni se eshte trefishuar eksporti, eshte trefishuar turzimi, kur thoni se eshte rritur me ritme te larta industria dhe bujqesia, atëherë pse vendi rezulton me ulje rreth 50% te rritjes se tij ekonomike? Rritja e ndjeshme e depozitave ne sistemin bankar nuk eshte per shkak te optimizmit, por per shkak te frikes per te ardhmen, per shkak te pasigurise ne vendin e tyre, per shkak te krizes ne Greqi dhe Itali. Shqetesimi yne rritet kur shikojme se per vitin 2011 eshte i njejti mentalitet. Opozita dhe ekspertet e pavarur kane shqetesimin se ju i fshihni deshtimet tuaja dhe shifrat reale te deficitit dhe borxhit, element i cili ne varesi nga permasat e fshehjes, mund te jete nje rrezik shume i madh per te ardhmen. Ju ulet kontributin e sigurimeve, premtuat te luftonit evazionin, deklaruat se do te rrsinit te ardhurat duke rritur numrin e te punesuareve, i vendoset ju pagat e references per biznesin private, rritet penaltitet, rezultati reformes suaj, deshtim. FMN paralajmeron qe deficiti i skemes se pensioneve eshte rritur, miliarda leke te taksapaguesve duhet te shkojne per te financuar pensionet. Risku qe kjo te mos perballohet nga rritja e te ardhurave eshte i madh, cka do te thote qe presioni mbi deficitin dhe borxhin do te vazhdoje te rritet. Pas kesaj situate, nese nuk merren reforma te rendesishme, e nesermja mund te jete me e veshtire, nga mos rritja reale e pagave dhe pensioneve do te vije ngrirja e rritjes se tyre, te ardhurat nuk do te rriten dhe mund te rrezikohet deri ulja e disa prej tyre. Klasifikimi i vendit ne koston e marrjes se borxhit eshte ne nivele te ulta, cka do te thote qe borxhi qe do te marrim do te jete me interesa te larta, pra qe do te detyrohemi te paguajme me shume per borxhin. Kjo do te sjelle shkurtimin e shpenzimeve jetike, duke na vendosur ne nje cikel te veshtire ekonomik dhe social. Problemet sociale mund te perkeqesohen duke ndikuar edhe ne zhvillimet politike ne vend. Miliarderet amerikane, gjermane, franceze qe vetpranojne te tatohen me shume, nuk e bejne kete thjesht per te ndihmuar qeverite e tyre. Ata nuk e kuptuan sot kete diference te skajshme, por e ndermarrin kete veprim publik qe te ndalin perkeqesimin e ndarjes midis te pasurve dhe te varferve, e bejne me vetedije sepse e dine qe ne vendet kur rritet varferia, ulen mundesite e zhvillimit, rriten tensionet sociale, demtohet kohezioni social, demtohet e ardhmja. Ju mund te mbijetoni si qeveri ne deshtim, por vendi nuk mund tju mbaj gjate ne kurriz, sepse jeni bere shume te rende si nga përmasat e paaftësisë dhe nga mbi pesha e korrupsionit dhe kapjes se shtetit. Ju duket se jeni te lumtur edhe pse jeni te rende mbi shpatullat e çdo shqiptari, bile borxhet e renda te keq qeverisjes, padrejtësisht janë sot edhe mbi shpatullat e njoma te cdo shqiptari te porsalindur. Kur qeveritaret e nje vendi jane te pandjeshem per pasojat qe krijojne mbi te ardhmen e vendit te tyre, kur ata jane te pa afte ta ndalin kete perkeqesim, kur ata e fshehin me vetdije kete perkeqesim, ku eshte momenti njerezore per te kuptuar sa ne borxh jeni me te ardhmen e cdo shqiptaret. Vota ime eshte JO, jo ndaj shifrave te ketij buxheti, te verifikuara edhe nga KLSH, por nga shkalla e fshehjes se sfidave reale qe ka ekonomia, vota ime eshte JO sepse eshte kunder keq qeverisjes se vendit tim.

KOMENTE