Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kuvend, miratohet buxheti faktik 2011, PS kundër
English

Kuvend, miratohet buxheti faktik 2011, PS kundër

Tiranë, 6 tetor 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Është miratuar vetëm më votat e mazhorancës buxhetit faktit i vitit 2010. Në votimin e përfunduar pak minuta më parë, 53 deputëte të opozitës kanë votuar kundër, sikundër kishin paralajmëruar gjatë ditës. Në këtë mënyrë buxheti ka marrë 71 votat pro të deputetëve të mazhorancës, ndërkohë që seanca është shoqëruar me replika mes palëve. Gjatë fjalës së tij në Kuvend kryeministri Berisha akuzoi opozitën se vota e tyre kundër këtij buxheti nuk do të thotë gjë tjtër vecse votë kundër rritjes së pensioneve, rritjes së rrogave e ndihmës ekonomike. "Se si ua bën zemra që votoni kundër ju e dini, në xhepat e qytetarëve shqiptarë ka shkuar një pjesë të mirë e buxhetit të qeverisë. Kjo qeveri e një vendi të vogël i dha qytetarëve rritjen më të madhe në historinë e tyre. Ç’është ky negativizëm, a e dini ju që në 8 vite kemi vendosur 13 miliard lekë vetëm në pensione. Nga 50 mld lekë që ishte fondi i pensioneve, sot është 106 mld lekë”, tha kryeministri Berisha. Duke përsëritur një shprehje e kreut të qeverisë se ‘fytyra njerëzore e qeverisë është buxheti’, kryetari i grupit kuvendor socialist, Gramoz Ruci deklaroi se qeveria në pushtet ka varfëruar shqiptarët dhe nuk ka plotësuar dy kushtet jetike që janë ilaçet dhe ushqimet. “Qytetarët shqiptarë nga nbijetesa e tyre shihet nga dy elementë, nga ushqimi që hanë dhe ilaçet me të cilat kurohen. Ju rritët tvsh-në, ndërkohë që për ilaçet mund të them që e keni dërguar shëndetësinë 1 shekull prapa", deklaroi Ruci. Momentalisht, Kuvendi po vijon punimet me diskutimet e lira. a.q/NOA

KOMENTE