Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mazhoranca i mat pulsin opozitës, 5 pr/ligje me 3/5 sot në Kuvend
English

Mazhoranca i mat pulsin opozitës, 5 pr/ligje me 3/5 sot në Kuvend

Tiranë, 6 tetor 2011, NOA – Mazhoranca dhe opozita do të përballen rishtas në Kuvend me diskutimet për disa nga projektligjet e rëndësishëm që kërkojnë 3/5 e votave të deputetëve. Rikthimi i projektligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar votash, kur ende mes mazhorancës dhe opozitës nuk është arritur gjuha e dialogut dhe bashkëpunimit duket si një matje e pulsit nga ana e pozitës. Ndërkohë që projektligjet kanë të bëjnë me reforma integruese të vendit, disa syresh me 12 rekomandimet e Komisionit Europian për marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria. Kështu në rendin e ditës së seancës së sotme plenare që është lajmëruar të nisë në orën 10.00 janë rikthyer për diskutim dhe votim projektligjet për Gjykatat Administrative i mbetur peng prej dy vitesh i bojkotimit të opozitës; si dhe projektligjet me ndryshime në Kodin Penal me katër nisma legjislative; Kodin Detar me 2 nisma legjislative; Kodin Rrugor të ndryshuar me 3 nisma legjislative si dhe projektligji për Kodin Ajror, drafte që për t’u kthyer në ligj kërkojnë bashkimin e votave të mazhorancës dhe opozitës në plot 84 të tilla. Megjithatë nga ato ç’farë krerët e mazhorancës dhe opozitës kanë deklaruar është e qartë nisja e dialogut dhe bashkëpunimit për opozitën lidhet ngushtë me respektimin e pikave të paktit pë Shqipërinë të propozuar nga lidershipi socialist Edi Rama, një pakt që për trojkën e ambasadorëve në Tiranë ka perspektivë për dialog konstruktiv. Por ajo që nevojitet është bindja e mazhorancës për të hyrë në dialog edhe mbi këtë pakt. Kjo ende nuk ka një gjasë të ndodhë të paktën këto ditë para publikimit të raport-progresit të KE-së në 12 tetor. Gjithashtu këtë të enjte deputetët do të diskutojnë dhe votojnë projektligjin për transmetimet me zë apo me zë e figurë; draftin për miratimin e buxhetit faktik të shtetit për vitin 2010; projektligjin me ndryshime “Për mënyrën dhe procedurat e shitjes së pronave të personave juridikë jobankarë që kanë marrë hua nga publiku i gjerë” si dhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Austrisë për realizimin e një sistemi kompjuterik për rregjistrin themeltar të gjendjes civile në Shqipëri”. Pas pjesës së parë të seancës është thirrur në interpelancë nga deputeti i PS-së Erion Braçe, ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacioneve Sokol Olldashi. Pas interpelancës seanca e Kuvendit do të vijojë me hapësirën 60 minutëshe ku deputetët do të diskutojnë për çështje jashtë rendit të ditës. mit/NOA

KOMENTE