English

NATO lajmëron tërheqjen nga Afganistani brenda 2014

E enjte, 6 tetor 2011, NOA- NATO po përgatitet për të tërhequr dhjetëra mijëra ushtarë nga Afganistani brenda vitit 2012, me synimin e një tërheqje komplete brenda vitit 2014. Në këtë vit pritet që përgjegjësia për sigurinë e vendit të kalojë në duart e afganëve dhe në vitin 2014 mendohet se ky kalim mund të jetë i plotë. “Angazhimi ynë në Afganistan është i fortë dhe do vazhdojë edhe përtej 2014-ës”, u shpreh sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen. Ndërkaq sipas planeve të kthimit, rreth 30 mijë ushtarë amerikanë kthehen në shtëpi brenda verës së vitit 2012. a.y/NOA

KOMENTE