English

Një i-Pod i ri me prekje dhe IOS 5

SHBA, 6 tetor NOA - Është publikuar një i-Pod i ri me prekje, lexues multimedial më i evoluar falë IOS 5.0, që është prezantuar me memorie 8, 32 dhe 64GB për çmimet respektive 199, 299 e 399 euro. Mund të zgjidhet dhe mes varianteve e bardhë dhe e zezë. Lexuesit e rinj i-Pod Touch me Apple iOS 5.0 kanë një ekran me madhësi 3.5 polësh dhe mundësi video HD për tu xhiruar dhe vizualizuar. Për sa i përket anës estetike mund të themi se i-Pod i ri me prekje nuk ndryshon nga versioni i tij paraardhës. Megjithatë në ndryshim nga ai,modeli i ri ka avantazh shumë programe të reja të cilat nuk janë pjesë e i-Pod të vjetër. r.b/NOA

KOMENTE