English

Vdes “babai” i Apple, Steve Jobs

SHBA, 6 tetor, NOA - Steven Paul Jobs, njeriu që cilësohet si krijuesi i një prej modeleve më të sukeshme të teknologjisë së komunkimit, Apple, është ndarë nga jeta sotSHBA. Ai është themeluesi dhe një prej shpikësve të aplikacioneve të kompanisë Apple. Jobs është ndarë nga jeta në moshën 56 vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin. Një muaj më parë, Jobs dha dorëheqjen nga drejtimi i kompanisë që e bëri të njohur atë në gjithë botën. Falë aftësive të tija menaxhuese dhe kijuese Apple arrit të ishte një nga kompanitë më të skuseshme. Vetëm gjatë vitit 2010, kompania bëri një xhiro prej 8.3 miliardë dollarësh. Lajmi i vdekjes është konfirmuar nga kompnia Apple, e cila ka “bllokuar” faqen e saj të internetit dhe ka vendosur një foto të themeluesit Jobs. “Me dëshpërim ju njoftojmë se vizionari Stive Jobs u nda sot prej nesh”, njofton bordi drejtues i kompanisë. a.k/NOA

KOMENTE