English

Vetëflijohet duke thithur gaz

Durrës, 6 tetor 2011, NOA – Vetëvrasje është pista mbi të cilën policia e Durrësit po heton vdekjen e një 31-vjeçari nga qyteti i Durrësit. Drejtoria e policisë së qarkut të Durrësit bën me dije se dje në mesditë një 31-vjeçar me emrin Elsad Turku ishte dërguar i vdekur në Spitalin Rajonal të Durrësit. Elsad Turku ishte banues në lagjen nr. 5 në qytetin bregdetar. Gjatë hetimit policia kreu kontroll në shtëpinë e viktimës ku konstatoi tre bombula gazi tek të cilat mekanizmi rregullues së bashku me tubin lidhës ishin çmontuar nga bombula. Policia informon se në momentin kur u gjet i vdekur Elsad Turku në banesë ishte çliruar një sasi e madhe gazi. Sipas policisë në trupin e viktimës nuk u konstatuan shenja dhune. Të pyetur nga grupi hetimor familjarët e viktimës deklaruan se djali i tyre vuante nga depresioni. mit/NOA

KOMENTE
  • Durim 11:30 - 06 Tetor 2011
    stresi i con njerezit ne ekstrem