English

Arrestohen dy të rinj për vjedhje

Tiranë, 7 tetor, NOA – Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen për vjedhje. Ndalimi i tyre është bërë në operacione të ndryshme nga ana e policisë. Fillimisht është ndaluar dje rreth orës 16.30, Kujtim Iliaz Hasa, 41 vjeç, banues në Tiranë. Ai është arrestuar, pasi dyshohet se më datën 03.10.2011 se ka vjedhur motorin, tip “Skygo” i prodhimit Kinez, pa targa, pronë e qytetarit me inicialet P.J. Ndaj tij ka nisur procedimi penal. Po dje policia e Kavajës ka bërë arrestimin e 26-vjeçarit, Eduart Seid Begeja, banues në Kavajë. Begeja ishte shpallur në kërkim që nga data 18.11.2009, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Durrës, e ka dënuar atë me 2 vjet burg, për veprën penale të vjedhjes në bashkëpunim. a.k/NOA

KOMENTE